Tri pasojat pozitive të luftës në Ukrainë
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, rendit tre pasojat pozitive që ka sjellë ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për Die Welt, botuar të martën, ai u shpreh se operacioni special, siç e quan Rusia, ka sjellë si pasojë 'zgjimin' e BE-së, 'ringjalljen' e NATO-s dhe kohezionin e kombit ukrainas.
Operacioni ka shkaktuar zgjim në tre drejtime. Së pari, ai ka përforcuar kombin ukrainas. Së dyti, ka çuar në një zgjim brenda BE-së. Evropa e ka konfirmuar veten si fuqi, ka mbetur e bashkuar dhe ka dëshmuar se mund të marrë me shpejtësi edhe vendime afatgjata.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm theksoi se kjo nuk është e njëjta Evropë që ishte para operacionit rus në Ukrainë.
Sipas Le Drian, BE-ja vendosi t'i japë fund varësisë së saj energjetike nga Rusia dhe të përforcojë mbrojtjen e saj, duke miratuar strategjinë e parë të mbrojtjes të Bashkimit - Busullën Strategjike të BE-së - dhe duke krijuar forcat e saj të reagimit të shpejtë.
“Dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishmja: lufta ka ringjallur edhe NATO-n”, përfundoi Le Drian.
Comments
Pasojat pozitive
Kaq pasoja pozitive paska patur lufta e Ukraines saqe te ben te mendosh seriozisht se mos ndoshta Rusia eshte futur ne loje me vetedije (me provikimet qe ne revolucionin Euromaidan dhe per 8 vite me pas), ne funksion te ketyre pasojave pozitive per perendimin!!?
Add new comment