Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë hibride
Perëndimi "kërkon të rivendosë dhe konsolidojë përgjithmonë dominimin e tij në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të ndjekë më tej qëllimet e veta egoiste në kurriz të interesave kombëtare të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare”.
Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, në konferencën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dixhitale 2022, tha se liria e shprehjes dhe aksesi i barabartë në informacion po shkelen nga vetë Perëndimi. "Nën pretekstin e krizës ukrainase, Perëndimi na ka shpallur një luftë totale hibride në thelb. Ai mbulon një sërë fushash, duke përfshirë informacionin. Perëndimi ka përvetësuar titullin e fenerit të demokracisë, siç e dini, dhe po shkel rëndë detyrimet e tij ndërkombëtare për të garantuar shprehje të lirë të mendimit dhe akses të barabartë në informacion", përfundoi ai.
Lavrov i referohet sanksioneve që i janë vënë Rusisë edhe në hapësirën virtuale dhe mediatike.
Add new comment