kushtet
Po Asosacionit, por me kushte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet nëse plotësohen disa kushte.
Duke theksuar se një hap i tillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Kurti tha sot gjatë fjalës së tij në Parlament se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.
“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, tha ai.
Rusia: Katër kushte për fundin e luftës në Ukrainë
Rusia ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur kjo e fundit do të përmbushë katër kushte. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Kievi duhe të ndalojë çdo veprim ushtarak, të shpallë neutralitetin me Kushtetutë, të njohë Krimenë si territor rus dhe ët njohë republikat separatise të Donetskut dhe Luhanskut. Peskov i tha agjencisë “Reuters” se Ukraina është në dijeni të kërkesave të bëra.
Kushtet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe kushtet ndaj Shqipërisë
Bullgaria i ka shtuar Maqedonisë së Veriut 12 pika si kusht për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Kështu bëhen dy vende që kanë kushte të shtuara për anëtarësimin, duke lënë mënjanë Serbinë për të cilën përflitet përherë se në finale do ta ketë kusht njohjen e Kosovës. Dhe duke lënë mënjanë edhe Kosovën të cilës i vihen kushte nga më absurdet si lëshimi i territorit.
"Kushtet" e ambasadores Vlahutin: Pronat, Tahiri dhe kanabisi
Ka një dileme të madhe nëse BE do i hapë negociatat me Shqipërinë në Qershor. Përtej sugjerimeve për zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, Brukseli do të peshojë edhe zhvillimet e brendshme që lidhen me procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, rezultatet në luftën kundër kanabisit dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë. Të paktën këto janë detyrat e shtëpisë sipas atyre që thotë ambasadorja Romana Vllahutin në një intervistë për DW.
125 mjekë kanë kërkuar largimin nga Shqipëria për 2017-ën. Vitin e kaluar ikën 145
Çdo tri ditë një mjek kërkon të largohet nga vendit. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhëri i Mjekut që parlajmëron një epidemi që ka pasoja.
Pavarësisht vetting-ut, zgjedhjeve të qershorit, etj…
Palët në Tiranë vazhdojnë debatin nëse është vetting-u kusht kryesor i çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, apo zgjedhjet e qershorit; nëse Shqipërisë i kërkohet 1 kusht e 5 prioritete, apo 2 kushte e 7 prioritete.
Por e kanë të kotë -- edhe sikur Shqipëria të plotësojë 15 kushte e 17 prioritete, çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE do të varet nga gjërat që do të ndodhin në Europë e në botë në vitin në vazhdim.
Të vërtetat e Brukselit dhe memecët gënjeshtarë të Tiranës
Deklarata e Ministrave të Jashtëm të BE për Shqipërinë provoi as më pak e as më shumë atë që kishte paralajmëruar në Tiranë, kryetari i grupit parlamentar CSU-CDU, Gunter Krishbaum se Shqipëria ka një listë detyrimesh për të përmbushur përpara se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Për të hapur negociatat duhet të kalojmë Urën
Nuk ka asnjë vendim për hapje negociatash me Shqipërinë para zgjedhjeve të 2017. Në këtë përfundim arritën ministrat e Jashtëm të BE të mbledhur në Bruksel.
Reagon Gunther Krichbaum: Absurde akuzat se jam nxitur nga opozita, 7 kushtet mbeten edhe po të vijë kryeministër tjetër
Deputeti gjerman Gunther Krichbaum, njëherësh kryetar i grupit parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman i ka quajtur absurde akuzat e qeverisë shqiptare se ai është nxitur nga opozita për të folur mbi 7 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave.