kosova
Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur.
“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.
“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.
Këshilltari i Edi Ramës, pro shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës
Media të ndryshme në Kosovë përcjellin lajmin e një interviste të Shkëlzen Maliqit, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, për mediat serbe. I cituar nga mediat kosovare, Maliqi ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, kjo politikë kushtëzohet nga njohja e Kosovës nga Serbia, pasi përndryshe nuk ka sesi të kryhet shkëmbimi i territoreve që përfshin Veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës.
Serbia percepton izolim ndërkombëtar pas intervistës së Izetbegoviç
Beogradi zyrtar nuk e ka përtypur dot deklaratën e presidentit boshnjak, Bakir Izetbegoviç për Kosovën, dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle. Izebegoviç deklaroi se Bosnja do ta njohë Kosovën, por se këtë gjë e ndalon Republika Srpska. Më vonë Izetbegoviç e ndryshoi qëndrimin duke u shprehur se ai “shpreson se Sarajeva do ta njohë Kosovën”.
Njohja e Kosovës, temë debati brenda presidencës boshnjake
Kosova është kthyer në një temë debati brenda presidencës boshnjake. Anëtari boshnjak I saj, Bakir Izetbegoviç, i tha agjencisë gjermane “Deutsche Welle” se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur tashmë, por sipas tij janë përfaqësuesit serbë ata që e bllokojnë një gjë të tillë.
“Përpjekjet tona për të bërë këtë kanë krijuar probleme brenda Bosnje-Hercegovinës”, tha ai. I pyetur nëse Bosnje-Hercegovina do ta njihte Kosovën, ai u përgjigj në mënyrë pohuese.
Presidenti çek: Nuk do të caktoj ambasador në Prishtinë
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka deklaruar në një intervistë për Tv Barrandov, cituar nga media serbe "B02", se pavarësia e rajoneve është e rrezikshme dhe mund të krijojë një reaksion zinxhir në Europë.
“Sot Katalonja, nesër veriu i Italisë, pasnesër Skocia, pas saj baskët. Javës tjetër Moravia, në Sllovaki është Jugu, Qipro tashmë është goditur dhe kjo vetëm sa do ta bënte problemin të pavdekshëm. Jo. Sapo e nis këtë reaksion zinxhir, nuk ndalesh më”, tha ai.
Ambasadori i Ukrainës në Beograd: “Serbia, instrument i Rusisë për të shkatërruar Europën”
Serbia është ushtari i Vladimir Putinit në Ballkan. Kështu shprehet ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych sipas të cilit, “Kremlini nuk do t’ia dijë për Serbinë, por thjesht po e përdor atë për të krijuar kaos dhe provokuar një luftë të re në Ballkan”.
Drutë shkurt për Beogradin; "Kosova nuk preket"
SHBA duket se i kanë prerë drutë shkurt kësaj radhe me Beogradin zyrtar. Përmes zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Washingtoni ka përcjellë për presidentin serb mesazhin e qartë dhe të prerë se “Kosova nuk preket”. Hollësi të takimit janë rrëfyer nga Aleksancëer Vuçiç për Tv Pink, ku ai ka thënë se takimi nuk ka qenë i lehtë.
Gjenerali Clark pret minierat e qymyrit nga Haradinaj
Kompania Envidity Energy, në pronësi të gjeneralit amerikan Wesley Clark, ka paraqitur një propozim me interes për shfrytëzimin e pasurisë minerare të Kosovës dhe pret miratimin nga qeveria. Kompania e tij është aktive në sektorin e energjisë dhe ka qenë në Kosovë që nga viti 2013 kur ka paraqitur së pari një propozim me interes. Deri më sot, megjithatë, propozimi nuk është miratuar për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Kosovë.
Thaçi: "Shqipëria e ka detyrim kushtetues pajisjen me pasaportë të qytetarëve të Kosovës"
Presidenti i Kosovws, Hashim Thacci, ka pwrswritur kwrkeswn e tij qw Shqipwria tw pajisw shtetasit e Kosovws, tw cilwn ai e drejton, me pasaporta shqiptare. Nw njw intervistw pwr agjencinw gjermane, “Deutsche Welle”, Thacci ka deklaruar se Komisionin Europian ka qasje diskriminuese ndaj Kosovws. Mw poshtw pjesw nga intervista:
Presidenti kundër kërkesës për nënshtetësi shqiptare për qytetarët e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur sot refuzimin e tij ndaj kërkesës së homolgut kosovar për dhënie shtetësie shqiptare për qytetarët e Kosovës, si një mënyrë për shmangien e penalizimit në lëvzjen e lirë. Sipas Metës kjo nuk është zgjidhje për qytetarët e Kosovës, as afatshkurtër dhe as afatgjatë.