Presidenti çek: Nuk do të caktoj ambasador në Prishtinë

Postuar në 03 Nëntor, 2017 12:18

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka deklaruar në një intervistë për Tv Barrandov, cituar nga media serbe "B02", se pavarësia e rajoneve është e rrezikshme dhe mund të krijojë një reaksion zinxhir në Europë.

Sot Katalonja, nesër veriu i Italisë, pasnesër Skocia, pas saj baskët. Javës tjetër Moravia, në Sllovaki është Jugu, Qipro tashmë është goditur dhe kjo vetëm sa do ta bënte problemin të pavdekshëm. Jo. Sapo e nis këtë reaksion zinxhir, nuk ndalesh më”, tha ai.

Zeman ka shkuar edhe më tutje duke folur për Kosovën. Sipas tij me provincën shqiptare u shkel Rezoluta 1244 që garantonte integritetin territorial të Serbisë. Sipas tij, në Krime dhe Kosovë, por edhe në Katalonjë mund të shihet prova e standardeve të dyfishta që aplikohen rast pas rasti. Presidenti çek shtoi se ai nuk ka ndërmend të caktojë ambasador në Prishtinë dhe se nuk e pret të Ngarkuarin me Punë të Kosovës në Pragë.

Çekia e ka njohur Kosovën gjatë kohës kur në krye të shtetit ishte Vaclav Klaus.

http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=11&dd=03&nav_id=102715

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.