milos zeman
Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar
Disa ditë më parë, presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, gjatë një vizite në Beograd u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.
"Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t'i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.
Presidenti çek u kërkon falje serbëve për bombardimet gjatë luftës së Kosovës
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës. Zeman e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u prit fillimisht nga homologu Aleksander Vuçiç. Presidenti çek tha se vendi i tij dhe Serbia kanë qenë tradicionalisht vende mike, por kjo miqësi u tradhtua përgjatë historisë.
Presidenti çek: Nuk do të caktoj ambasador në Prishtinë
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka deklaruar në një intervistë për Tv Barrandov, cituar nga media serbe "B02", se pavarësia e rajoneve është e rrezikshme dhe mund të krijojë një reaksion zinxhir në Europë.
“Sot Katalonja, nesër veriu i Italisë, pasnesër Skocia, pas saj baskët. Javës tjetër Moravia, në Sllovaki është Jugu, Qipro tashmë është goditur dhe kjo vetëm sa do ta bënte problemin të pavdekshëm. Jo. Sapo e nis këtë reaksion zinxhir, nuk ndalesh më”, tha ai.