Serbia percepton izolim ndërkombëtar pas intervistës së Izetbegoviç

Postuar në 15 Nëntor, 2017 08:58

Beogradi zyrtar nuk e ka përtypur dot deklaratën e presidentit boshnjak, Bakir Izetbegoviç për Kosovën, dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle. Izebegoviç deklaroi se Bosnja do ta njohë Kosovën, por se këtë gjë e ndalon Republika Srpska. Më vonë Izetbegoviç e ndryshoi  qëndrimin duke u shprehur se ai “shpreson se Sarajeva do ta njohë Kosovën”.

Lidhur me këto qëndrime ka reaguar kreu i Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe pas tij edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit e ka marrë shumë seriozisht atë, duke cilësuar se “është shumë më serioze sesa mund të perceptohet nga çdokush në Serbi në këtë moment”.
sipas presidentit serb, intervista e Izetbegoviç ishte komplekse dhe do të ketë pasoja afatgjata politike dhe legale.

“Kjo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon…Duhet të jetë e qartë për ne se duhet të veprojmë me zgjuarësi sepse nuk do të kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, tha Vuçiç.

Lëvizja e presidentit boshnjak vjen në një konekst zhvillimesh që ngjajnë se po synojnë të zgjidhin probleme të vjetra. Konkretisht komunitetit ndërkombëtar ka vënë në lëvizje Greqinë e cila ka hapur derën e dialogut me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Marrëveshjet eventuale me këto dy vende do të çojnë patjetër në lëshime reciproke mes të cilave faktori shqiptar mund të llogarisë edhe njohjen e Kosovës nga Athina zyrtare.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=11&dd=14&nav_id=10...

Por ka edhe një aspekt tjetër që duhet të merret në konsideratë. Intervista e Izetbegoviç pason një tur të zyrtarëve amerikanë në rajon dhe një kërkesë të hapur të tyren që Serbia të vendosë se nga do të shkojë. Në thelb kjo është oferta e fundit që i bëhet Beogradit që të heqë dorë nga raporti ambig me Rusinë dhe Europën. Në këtë kuptim nisma e Bosnjes drejt njohjes së Kosovës e izolon Serbinë në rajon me një kontestim që nuk bën më sens, përveçse në aspektin e narrativës nacionale serbe. Kosova është gjembi u fundit i tensioneve në Ballkan dhe në kuadrin e Nismës së Berlinit që ka favorizuar më shumë se çdokën Serbinë, pretendimi u vazhdushëm serb për të negociuuar me një investim ndërkombëtar si Kosova, qoftë edhe si mjet për të fituar kohë, ka acaruar jo pak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.