Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën

Postuar në 16 Nëntor, 2017 12:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur. 

“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.

“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.

Më herët politika serbe ka mohuar që Kosova të jetë kusht për anëtarësimin, ndonëse në mjaft raste e ka bërë këtë si masë propagandistike.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=11&dd=16&nav_id=10...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.