kosova
Askush nuk sheh dhunën serbe. Askush nuk shpjegon dhunën ndaj mediave
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Honevier ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka deklaruar se përgjegjëse kryesore për këtë që ndodhi në veriun e Kosovës është qeveria e Albin Kurtit. Honevier është shprehur i acaruar me atë që duket se është një rrëmujë ballkanike të cilën duhet ta menaxhojë SHBA. Ai madje ka shkuar edhe më larg kur ka njoftuar se SHBA nuk ka më aktualisht angazhimin për të mbështetur Kosovën në njohjet e mëtejshme nga vende të tjera apo avancimin në rrugën euroatlantike.
NATO dislokon trupa shtesë në Kosovë
Komanda e Bashkuar Aleate në Napoli të Italisë ka njoftuar shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë. Përmes një deklarate të lëshuar më 30 maj, NATO njofton se është urdhëruar dislokimi i Forcave të Rezervës Operacionale, që kanë qenë në gatishmëri prej shtatë ditësh.
Po kështu, atyre do t’u shtohet një battalion shumëkombësh rezervë që do të mund të vijë në ndihmë të KFOR-it nëse do të jetë e nevojshme.
Kritika nga Beogradi për KFOR-in
Ka mbërritur vajtimi i parë zyrtar serb për situatën në veri. Pas gatishmërisë luftarake të urdhëruar për të dhjetën herë nga Vuçiç, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka kritikuar edhe KFOR-in për vonesën e reagimit duke akuzuar madje se misioni i NATO-s nuk po përmbush detyrimet e veta.
Ata nuk po mbrojnë demokracinë, ajo çfarë ata po bëjnë është mbrojtja e uzurpatorit nga demokracia dhe qytetarët e zakonshëm
Bëji thirrje KFOR-it të mos përshkallëzojë situatën në Veri!
Në Veri të Kosovës ndodhi ajo që dukej dhe pritej. Ndërhyrja e KFOR ka detyruar përfaqësuesit serbë, ose u ka dhënë mundësinë atyre të shprehin kërkesaet e veta politike që janë tipikisht serbe: largim i policisë dhe largim i kryetarëve të komunave që sipas tyre duhet të drejtohen nga serbë.
Kërkesa drejtuar KFOR-it është e domosdoshme për serbët që janë jashtë institucioneve dhe e kuptojnë shumë mirë se politika e rrugës aktualisht nuk sjell gjë.
Një ndihmë e fundit për të Sëmurin e Beogradit
Në Tiranë ka njerëz që po festojnë me fletërrufe atë që e shpresojnë si prishje të marrëdhënieve të Prishtinës me Perëndimin. E gjithë çështja e krijuar në Veri të Kosovës ngërthen në fakt dy psikologji politike mes shqiptarëve: atë që e sheh çdo zgjidhje problemesh përmes delegimit të përgjegjësive te të huajt dhe tjetra që pranon iniciativat.
Pa kthim pas nga Veriu
Beogradi zyrtar ka vënë në lëvizje pulsin e radhës në Kosovë, teksa raportohet tensionim i situatës në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pamjet e shpërndara nga media të ndryshme dëshmojnë për një acarim episodik mes qytetarëve të kombësisë serbe dhe forcave policore të Kosovës që asistojnë marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe.
Mjaft me aksione “për vota fetare”!
Shumë gjatë, madje edhe sot, kam menduar dhe ende mendoj, se çfarëdo komenti dhe shkrimi rreth temave fetare veçse shtojnë kundërthëniet. Sidomos kur shkrimet dhe diskutimet rreth kësaj teme bëhen me gjuhë radikale, agresive, fyese, nënçmuese, prepotente, superiore ... nga cilado palë, në ç’mënyrë ushqehet radikalizmi i palës tjetër. Efekti përforcohet edhe më shumë kur ky lloj i diskutimeve bëhet nga persona publikë nëpër mediume të ndryshme.
Drecun: Hapja e urës së Mitrovicës, rrezik për dëbimin e serbëve
Vendimin e Prishtinës zyrtare për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicën e Veriut, në Serbi e shohin si kërcënim. Millovan Drecun, i cili drejton komisionin parlamentar serb për Kosovë-Metohi, thotë se mbi Ibër janë disa ura të tjera të kalueshme, por Ura e Mitrovicës është më e rëndësishmja.
Zelli i veçantë për të mirëkuptuar Serbinë
Në një deklaratë të tijën në Greqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha ndër të tjera se Serbisë nuk i duhet bërë presion për sanksionet ndaj Rusisë, për shkak se Serbia varet nga gazi rus. Ky është një argument komod. Mirëpo edhe Gjermania varej nga gazi rus, edhe Hungaria, edhe Ukraina, e megjithatë askush nuk pësoi kolaps për shkak të sanksioneve.
Lëreni presidentin serb të shijojë “ditët rugoviane” në Kosovë
Alexander Vuçiç ka folur për fitore pas zgjedhjeve të fundit në Veriun e Kosovës. Ai ka nxituar ta interpretojë bojkotin masiv të serbëve si shenjë të refuzimit të politikës së Perëndimit dhe Prishtinës për 10 vjet mashtrime.