Pa kthim pas nga Veriu
Beogradi zyrtar ka vënë në lëvizje pulsin e radhës në Kosovë, teksa raportohet tensionim i situatës në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pamjet e shpërndara nga media të ndryshme dëshmojnë për një acarim episodik mes qytetarëve të kombësisë serbe dhe forcave policore të Kosovës që asistojnë marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe.
Megjithatë ky është një moment shumë pozitiv për Kosovën që po tregon tashmë se ata që me të vërtetë pretendojnë se janë në vijën e parë të kundërshtimit të autoritetit të Prishtinës janë grupe të mbyllura, ndërkohë që vijimi i punës administrative do të tregojë për të gjithë se dhe pa Beogradin puna vazhdon. Nga ana tjetër është një hap për të klimatizuar pjesën kryesore të serbëve me idenë se administrimi i tyre është në Prishtinë dhe jo në Beograd, pavarësisht se lidhjet me Beogradin dhe Serbinë janë të pamohueshme, organike dhe duhen njohur si të tilla konform të gjitha standardeve.
Me mbërritjen në këtë pikë nuk ka më kthim pas dhe është për t’u shënuar se krismat e armëve që dëgjohen në sfond janë aktualisht simptomat e anemisë së Serbisë në Kosovë, mbi të cilën edhe negociata e Prishtinës ka shanse të jetë më e vendosur, pa kaluar asnjëherë cakun.
Add new comment