Bëji thirrje KFOR-it të mos përshkallëzojë situatën në Veri!

Postuar në 29 Maj, 2023 12:20

Në Veri të Kosovës ndodhi ajo që dukej dhe pritej. Ndërhyrja e KFOR ka detyruar përfaqësuesit serbë, ose u ka dhënë mundësinë atyre të shprehin kërkesaet e veta politike që janë tipikisht serbe: largim i policisë dhe largim i kryetarëve të komunave që sipas tyre duhet të drejtohen nga serbë.

Kërkesa drejtuar KFOR-it është e domosdoshme për serbët që janë jashtë institucioneve dhe e kuptojnë shumë mirë se politika e rrugës aktualisht nuk sjell gjë.

Që këtej duhet parë si pozitiv fakti i ndërhyrjes policiore të Kosovës për të ruajtur sigurinë e të zgjedhurve në Veri, ndërkohë që ambasadori amerikan Honevier ka bërë një hap pas kur ka deklaruar se “drejtuesit e komunave duhet të mos hyjnë më me forcë në zyrë”.

Serbët dhe ndërkombëtarët janë tanimë në një pozitë qesharake jo për shkak të dobësisë, por për shkak të inkoherencës në qëndrime pasi nuk dinë se çfarë zgjidhje të ofrojnë për një tension artificial, ndaj të cilit çdo shtet do përgjigjej me aparatin represiv. Ta zëmë çdo KFOR në Veri të Kosovës? Pse dublon njësia e NATO-s policinë e Kosovës dhe pse serbët nuk sulmojnë KFOR-in? Përgjigja është e qartë: Aleksander Vuçiç nuk do luftë, nuk do konfrontim. Do zgjidhje politike komode për vete dhe këtë nuk e gjen tek Prishtina zyrtare që ka një synim legjitim: të ulet në tryezë negociimi me premisën e kontrollit të plotë të territorit. Të flasë për të drejtat e serbëve jo me defiçit sigurie.

Do të duhetj që Tirana zyrtare ta mbështeste këtë politikë, kuptohet me kujdes. Por të kërkosh luajalitet nga geni shqiptar është si të shkruash kapitull të ri në Bibël. E meqë jemi këtu: z. Rama pse nuk i bën thirrje KFOR-it të mos përshkallëzojë tensionet? Fundja ai mund edhe t’i japë një model Albin Kurtit sesi çmobilizohet protesta e dhunshme meqenëse e ka menaxhuar vetë një gjë të tillë, herë me police femra, e herë me neutralitet policor në përballje me opozitën pseudo të dhunshme në Shqipëri. Kështu janë edhe protestat e serbëve: pseudo të dhunshme dhe të ngjashme me subversionet e 1920-1930 në Shqipërinë ende të pastabilizuar. Ndaj asnjë tërheqje nga Veriu deri sa serbët të lodhen bashkë me Vuçiçin që është zbuluar se nuk ka më rezervë politike mjetesh në Kosovë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.