NATO dislokon trupa shtesë në Kosovë
Komanda e Bashkuar Aleate në Napoli të Italisë ka njoftuar shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë. Përmes një deklarate të lëshuar më 30 maj, NATO njofton se është urdhëruar dislokimi i Forcave të Rezervës Operacionale, që kanë qenë në gatishmëri prej shtatë ditësh.
Po kështu, atyre do t’u shtohet një battalion shumëkombësh rezervë që do të mund të vijë në ndihmë të KFOR-it nëse do të jetë e nevojshme.
Dislokimi i forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë e kujdesshme që të sigurojë se KFOR ka kapacitetet e nevojshme të ruajë sigurinë në përputhje me Mandatin e Këshillit të Sigurisë
është shprehur admiral Stuart B. Munsch.
Add new comment