korrupsioni
SHBA: Ta detyrojmë qeverinë shqiptare të bëhet më e përgjegjshme. Nuk duhet të ketë në listat e saj partiake trafikantë
Analisti me përvojë i politikës së Shqipërisë, Robert Hand u bën thirrje partive politike të arrijnë kompromis për reformën në drejtësi për të mirën e vendit.
Dhëmbët e Pushtetit të Katërt
Mediat thirren ndryshe edhe Pushteti i Katërt. Termi Media, ka hyrë në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në shumicën dërmuese të gjuhëve, nga italishtja “mediare”, që do të thotë ndërmjetësim, diçka që rri në “mes”, të dy apo më shumë palëve. E në të vërtetë Media, qëndron, ndërmjet asaj që ndodh dhe njerëzve, që e marrin vesh atë që ndodh.
Fitoni dhe ngopuni, por të paktën mos u tallni!
Lajmet për korrupsion, për tendera të ndyrë që fitohen gjithnjë nga njerëz të lidhur me politikën, për vjedhje e mashtrime galopante, vlojnë gjithandej në Shqipërinë tonë. Në fakt nuk jane lajme te reja. Kështu u pasuruan ata qe iken, në të njëjtën rrugë po vijojnë edhe të rinjte. Ekziston nje shprehje nën zë mes militanteve të njerës prej partive në koalicion: 'Kap çfare të kapesh'.
Bashar al-assadët e Kosovës
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, (shteti), po kontrollojnë popullin përmes bukës së gojës.
Si ashtu, do të pyesnit ju, të nderuar lexues?
Korrupsioni dhe morali
Duke përdorur një shprehje matematike, mund të themi se korrupsioni dhe morali kanë korrelacion negativ: kur ulet njëri, ngrihet tjetri; kur ulet morali, korrupsioni ngrihet. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, një pedagog i Fakultetit Juridik, për të kaluar një student në dy provime, kërkoi dhe mori prej tij 500 euro. Një turp i shumëfishtë, së pari, sepse pedagogu ishte jurist dhe, së dyti, se ishte arsimtar.
“Qeveria ka vdekur. Ikja është vetëm çështje kohe”
“Kjo qeveri ka rënë, sepse nuk mund të jetë edhe qeveria edhe mafia, edhe qeveria edhe korrupsioni. Kjo qeveri ka rënë sepse e ktheu Shqipërinë në një vend qesharak”. Kështu ka deklaruar gjatë fjalës së tij sot në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi. Ai ka deklaruar se edhe letra e Spartak Brahos që fliste poër destabiizim nga Tom Doshi e Dritan Prifti flet për nivelin ku është katandisur shteti shqiptar. Më tej paralajmërimi: “Ne nuk mund ta lëmë vendin në duart e sekserëve të Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Transparenca e vërtetë e kësaj qeverie është bërë që para 2013-ës(video)
Opozita akuzoi së fundmi se disa firma që i përkasin deputetëve socialistë kanë fituar para publike përmes tenderave, apo edhe pa tendera. Kreu i opozitës dhe edhe shifra. Qeveria, që ka përditësuar grafikisht faqen “transparenca.al” duke bërë me të zezë krahun e opozitës, jep versionin e vet që është në thelb si më poshtë: “Përgjigje për akuzat e opozitës: a) Prej vitit 2009, kompania “Eurogjici” ka një kontratë shërbimi me OSHEE-në, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare.
Shqipëria ka dështuar
Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria është një shtet i dështuar. Kjo është edhe arsyeja e ikjes në masë të shqiptarëve, dukuri kjo që sipas tij po shoqërohet me mesazhin e keq se edhe ata që rrinë as që angazhohen. “Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit.
Prezervativi i transparencës qeveritare
Këtë mesjavë ndodhi “diçka e vogël”, por nga ato gjëra të vogla që flasin shumë më shumë se të ashtuquajturat gjëra të mëdha.
Çudia nuk vijon më shumë se tri ditë
Kjo është një fjalë e urtë, që lidhet me numrin magjik, 3. Si për shembull përkujtohen të tretat, apo në shprehjen e famshme “E treta e vërteta!”, apo ofshamat e mallkimeve: “Qofsh tri herë i mallkuar!”, apo urimet “Qofsh tri herë i bekuar!”, e të tjera si këto.
Pra, edhe Çudia nuk mund të vazhdojë më shumë se tri ditë. E kam fjalën për Kombëtaren, që u kualifikua në Europian. Mbas 60-70 vjetësh që kemi formalisht apo realisht klube sportive topshkelmuese, do hyjmë më në fund, një herë te porta e madhe e një kampionati. Kampionati europian i topshkelmuesëve .