Bashar al-assadët e Kosovës
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, (shteti), po kontrollojnë popullin përmes bukës së gojës.
Si ashtu, do të pyesnit ju, të nderuar lexues?
Qeveria e Kosovës është duke “blerë” bindjen e qytetarëve përmes të mirave publike dhe të ardhurave të qytetarëve; dy gjëra që kjo i ka nën kontrollë. Përmes dhënjës së rrogave, që kryesisht vinë nga paratë publike dhe përmes parave të përfituara nga krimi i organizuar, pra përmes zotërimit të të mirave materiale, populli po detyrohet e po shtrëngohet “të heshtë”, “të vetpërjashtohet” dhe të mos aktivizohet për ndryshime politike. Për më tepër, kjo qeveri përmes kërcnimeve për largime nga puna apo përmes punësimeve me kusht, ka krijuar të betonizoj një diktaturë politike dhe mediatike, që ditë për ditë e më shumë, po i gjason diktatorit Bashar al-assad të Sirisë. Përmes kërcnimit me marrjen e bukës së gojës, ky instrument politik, deri vonë, ishte në gjendje për të parandaluar edhe fuqizimin e grupeve vërtetë opozitare.
Diktatura që nuk dëshiron të humbë pushtetin e sajë duhet gjithnjë të vepron duke përdorur forcën. A nuk pamë mbrëmë dhe sot qytetarët heroik të rrahur duke protestuar kundër politikës së Isa Mustafës? A nuk theu brinjë shqiptarësh “milicia” e regjimit? Politika e pushtetit tentoj që të pasivizoj popullin me anë të forcës dhe mashtrimit mediatik. Por regjimi deshtoj: Qëndresa heroike e protestuesve para dhunës “al-assad” bëri që ky regjim të demaskohet; u paraqit i frikshëm, i dhunshëm, i fëlliqt dhe i urrer.
Pravda dhe Tanjugu i Kosovës
Mbrëme u argumentua se në median publike, RTK, egziston një kontroll i mendimit të pavarur politik. Ky kontroll i mendimit kritik u pa përmes “analistëve». U pa se sa servil janë këta analist ndaj Ambasadave, Milicisë dhe Qeverisë neo-sllave. Pyetjet ishin të parapregatitura; Dëgjueshmëria dhe përshtatshmeria me pushtetin ishte mbizotruese. (Më duhet të them se z. Mushkolaj, i cili si musafir në TVKoha, vërtetë bëri punën e intelektualit të pavarur duke dhënë mendime objektive rreth krizës politike).
Këta komentuan zhurmën e protestuesve, e në anën tjetër, mbështetnin dhunën e «milicisë» dhe e fuqizonin projektin politik të Serbisë, ZAJEDNICËN. «Analistët" e RTK-së dhe ata të ambasadave, mbrëmë ia "sqaruan" popullit se ç’farë është e drejtë, e ç’farë jo. Por këta asdhenjëherë nuk kritikuan veprimet e Qeverisë!?
Përpos Televizionit Koha, mbrëmë dhe sot, pamë se si «mendimin kritik» ishte i shitur dhe i porositur nga pushteti.
Seanca e mbrëmshme e parlamentit të Kosovës na keqpërkujtoi kohën e mediave absolutiste të vitit 1989; Zezditën kur Milosheviqi pregatiste ndryshimin e amendamenteve kushtetuese të vitit 1974. Edhe ateherë, në mediat e kohës, kishte "analist dhe ekspert politik" që mbronin, apo, që në heshtje e në qetësi, përkrahnin projektin antishqiptar.
RTK-ja dhe ambasadat, mbrëmë dhe sot bënë gabimin e madh, sepse këta po tentojnë që të udhëheqin dhe të kontrollojnë idetë, mendimet dhe agjendat e të gjitha diskutimeve. Punë që s’bëhet, apo jo?
Pse mashtrojnë?
Të nderuar lexues!
E tërë propaganda e orkestruar mediatike ka si qëllim të paraqes opozitën e bashkuar “si djallë” dhe pozitën si “viktimën e djallit”. Por, kjo nuk është vetëm një luftë e rëndomtë politike në mes të pozitës dhe opozitës. Këtu nuk po përplaset qeveria kundër opozitës. Është tjetra: Në njërën anë kemi të bëjmë me forcat të ndershme politike, e që po bëjnë cmos që:
a) Të parandalojnë dominimin e elementeve të identitetit kombëtar serb në Kosovë
b) Të bllokojnë rrikthimin e politikave shtetërore të Serbisë në Kosovë
c) Të mbrojnë ekonominë e Kosovës dhe
d) Të parandalojnë copëtimin e territorit të Kosovës.
Ndërsa në taborrin tjetër, kemi të bëjmë me forcat e degjeneruara e të kriminalizuara politike, si dhe me politikanë të paarsimuar, të patraditë demokratike, e cila heshturazi po bënë:
a) përjashtimin e identitetit shqiptar nga Kosova
b) shitjen e territorit të Kosovës, Serbisë së Vuqiqit.
dhe
c) varfërimin kulturorë e ekonomik të qytetarëve të Kosovës.
Fytyra e qeverisë, që u shpërfaq mbrëmë, nga detyrimi i opozitës, tregoj edhe njëherë se Qevria është mbi popullin. Zhurma, dhuna, dhe grushtimet që ushtroi “shteti ynë” ndaj qytetarëve stoik dhe deputetëve largëpamës, ishte prodhim edhe i instituconeve ndërkombëtare, të cilat, vërbërisht, janë duke përkrahur aktorët kriminal në sistemin politik të Kosovës.
Edhe dicka të dashur lexues:
Po dëgjoj e disa edhe po më thonë se, “deputetët e opozitës po dalin keq në televizor”, “po duken si të dhunshëm”, po thonë këta.
Unë kam një pyejte për këta të nderuar: A më shumë jeni të preokopuar me retorikën vizuele, pra me “pamjen”, “dukjen”, “të jashtmen” apo me thelbin, procesin, ndodhinë dhe për rezultatin.
I nderuar lexues,
E nderuara lexuese,
“Fotografia e bukur”nuk do të mënjanon varfërinë,
“Fotografia e zbukuruar” nuk do ta sjellë arsimimin dhe edukimin cilësorë,
“Fotografia e butë” nuk do ta ruan shtetin nga krimi dhe kriminelët,
“Pamja e qetë” nuk do ta ndryshon jetën tënde.
“Fotogria dhe filmi” nuk ndërton shtetin demokratik.
Konsekuent deri në fund:
Ti mos mu anko më! Ti mos mu qajë më! Ti mos më thuaj se s’ka punë! Ti mos më thuaj se s’kemi arsimim e siguri për fëmijët tanë! Ti mos më thuaj se s’ka ardhmëri në Kosovë! Ti mos ma përmend se na mbyti qeveria! Ti mos më vajto se kriminelët po na udhëheqin! Ti mos më thuaj se s’kemi spitale e as shëndetësi! Mos me pyet a ke me mi gjete nja 100 euro? Mos më thuaj e mos mi përmend këto ankesa, sepse tanimë ke arenën ku të përfaqësohesh!
“Çoje bythen” e ndrysho jetën tënde! NGRITU e PROTESTO! Përgjegjësia është tek ti!
Add new comment