kontrata
Ndryshon politika në Itali. Qeveria e re: Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë
Koalicioni i ri qeverisë në Itali mes lëvizjes Pesë Yjet dhe Lega e Matteo Salvinit kanë publikuar atë që quhet “Kontrata për Qeverinë e Ndryshimit”. Në dokumentin në fjalë përfshihen të gjitha drejtimet e qeverisjes dhe programit që do të zbatohet pas zgjedhjeve të fundit që sollën në pushtet dy parti antiestablishment.
Sa i përket politikës së Jashtme, qeveria e re premton ndryshime, por jo lëvizje nga drejtimet strategjike të orientimit. Në krye të saj qëndron interesi kombëtar i Italisë dhe promovimi i tij në raportet dypalëshe apo shumëplanëshe.
Mjekët në shërbim të konçesionarit të Check-Up, PD: Të tërhiqet kontrata ose do ndjekim rrugën ligjore
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar sot atë që ai e quajti vendosjen e shërbimit mjekësor në dispozicion të konçesionarit të Check-Up. Sipas Spahisë kontrata e zbardhur së fundmi mes konçesionarit dhe FSDKSh-së, përbën shkelje edhe të Kodit të Punës. Spahia ka deklaruar se kjo skemë e detyrimit të mjekëve dhe infermierëve synon të mbulojë dështimin e koncesionit, sa kohë që vetëm 27% e shqiptarëve që përfshihen në gamën e kontrollit, kanë kryer kontrollin falas.
Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit
Merr udhë një prej projekteve më të diskutueshme të Infrastrukturës, i cili do të realizohet nga një kompani shqiptare përmes partneritetit publik privat. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur kontratën e koncesionit për rrugën e Arbrit, pas përfundimit të procesit të negociatave me kompaninë “Gjoka Konstruksion.
Gënjeshtrat dhe hipokrizia e PS-së me rastin e koncesionit të skanimit
Mazhoranca socialiste po kërkon të ulë pazarin e kërkesave të padukshme të Partisë Demokratike, apo të shantazhojë edhe ndonjë politkan apo forcë tjetër politike, duke u hedhur në sulmin e akuzave që marrin shkas nga mediat. Pak ditë më parë doli në skenë çështja e pagesave të PD-së për grupe lobistësh në SHBA, publikuar nga rrjeti BIRN, të cilat PS-ja, me anë të të njëjtit personazh, kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, kërkoi t’i bënte çështje publike.
Skandali me sahatet e ujit, bashkia ua faturon qytetarëve
Nuk mungojnë suprizat me Bashkinë e Tiranës sa u takon kostove që u faturon qytetetarëve përmes enteve që ka në administrim. Dhe kjo me filozofinë e faktit të kryer, duke shkelur hapur procedurat që parashikon ligji për të drejtat dhe detyrimet e që rrjedhin nga kontratat e shërbimeve me pagesë për qytetarët.
Kontrata e ndryshuar me Rapiscan, të ardhura 11.3 mln euro
S2 Albania, kompania që po zbaton marrëveshjen koncesionare për skanimin në dogana, ka deklaruar në tatime të ardhura prej rreth 1.5 miliardë lekësh për vitin 2016, apo 11.3 milionë euro.
Monitor raporton se subjekti nuk ka dorëzuar bilanc për vitin 2016, por të dhënat bëhen të ditura nga tatimet. Në krahasim me vitin 2015, kur xhiro e deklaruar në bilanc ishte 1.5 milionë euro, të ardhurat janë rritur me 73 herë. Me kontratën që filloi të zbatohej në 7 shtator 2015, 2016-a ishte viti i parë i plotë i aktivitetit.
KESH humbet gjyqin me HEC-et e vegjël, kthen mbrapsht 6.2 mln euro
Një sagë e gjatë seancash gjyqësore ka përfunduar në favor të prodhuesve të vegjël të energjisë, të cilëve KESH do të duhet t’u paguajë mbi 6 milionë euro nga një vendim jo i argumentuar mirë i ERE-së. Prodhuesit e vegjël të energjisë kanë fituar një çështje në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për rregullimin e çmimit me ulje për periudhën rregullatore 2012-2014.
Qeveria prish kontratën me Beketin për hidrocentralin e Kalivaçit
Në fund të mandatit qeveria prish kontratën e nënshkruar 20 vite më parë me kompaninë “Hidro srl” për ndërtimin me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo kompani që ka në zotërim 100% të aksioneve të firmës Kalivaçi Green Energy është në pronësi të italianit Françesko Beketi i akuzuar nga Prokuroria Shqiptare për veprat penale të pastrimit të parave, falsifikimit të dokumentave dhe shmangien e taksave.
Për shëndetësinë është bërë shumë, por kjo nuk e mbulon dot problemet me kontratën e check up!
Dje u bë me dije një manovër administrative e qeverisë shqiptare e cila kushtëzon marrjen e ndihmës ekonomike me kryerjen e kontrollit bazë mjekësor. FIllimisht harku i moshës të cilës I ofrohet ky shërbim ishte 40-65 vjeç, më vonë u bë 35-70 vjeç, dhe së fundmi shtohet edhe ky kriter. Dyshimi është që qeveria po përpiqet të mbulojë konçesionin e check up i cili paguhet për rreth 400 mijë persona, pavarësisht sesa është numri i personave që e kryejnë atë.
Lobisti i Ilir Metës, McKeon, konfirmon kontratën me LSI-në
Tri ditë më parë, “reporter.al” publikoi një lajm sipas të cilit Ilir Meta ka paguar një firmë lobimi në SHBA për të mundësuar marrëdhënie të nivelit të lartë me administratën e re amerikane duke paguar një shifër prej 15 mijë dollarësh në muaj.Në një intervistë të djeshme në “News24”, Meta replikoi duke thënë se “nuk merrem me media të Sorosit, apo pranë Sorosit”, mënyrë kjo për të zhvlerësuar lajmin pa dhënë përgjigje.