kontrata
De Biazi-FSHF, po diskutohet në distancë kontrata e re, apo ka një sulm ndaj trajnerit?
Euforia e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016 po ja lë vendin shpejt një shkëmbimi deklaratash në distancë mes trajnerit de Biazi dhe Federatës. Presidenti Duka deklaroi dje se FSHF nuk po kërkon trajner të ri, por është normale që nëse De Biazi mendon se ka ardhur koha të kërkojë një ofertë shumë më serioze se Shqipëria, FSHF të mos paguajë dot shumën e re që italiani do kërkonte për të qëndruar.
Në pikëpyetje rinovimi i kontratës me “Crown Agents”
“Vizion Plus” raporton sot se kontrata me kompaninë britanike, “Crown Agents” nuk do të rinovohet. Televizioni në fjalë referon burime nga Ministria e Financave se ka qenë vetë titullari i saj, Shkëlqim Cani, që ka shprehur pakënaqësi për ecurinë e punës. “Për çdo vit Crown Agent i merr qeverisë shqiptare një vlerë të konsiderueshme parash, e cila shkon në 4 milion e 250 mijë euro. Vitin e parë ajo morri edhe 400 mijë euro për shërbimin e automjeteve.