Për shëndetësinë është bërë shumë, por kjo nuk e mbulon dot problemet me kontratën e check up!

Postuar në 16 Maj, 2017 14:40

Dje u bë me dije një manovër administrative e qeverisë shqiptare e cila kushtëzon marrjen e ndihmës ekonomike me kryerjen e kontrollit bazë mjekësor. FIllimisht harku i moshës të cilës I ofrohet ky shërbim ishte 40-65 vjeç, më vonë u bë 35-70 vjeç, dhe së fundmi shtohet edhe ky kriter. Dyshimi është që qeveria po përpiqet të mbulojë konçesionin e check up i cili paguhet për rreth 400 mijë persona, pavarësisht sesa është numri i personave që e kryejnë atë. Kështu në vitin 2016, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se 240 mijë persona e kishin kryer kontrollin ndërkohë që kompania paguhej për 100 mijë më shumë.

http://www.respublica.al/2017/05/15/vendime-p%C3%ABr-t%C3%AB-justifikuar...

Një ditë pasi doli në dritë ky fakt, përgjigja e kryeministrit Edi Rama, tejkalon çdo kufi të arsyeshëm arrogance. Me dy pastime në Facebook, Rama përsërit me këmbëbulje suksesin në sektorin e shëndetësisë me pamje nga spitali rajonal i Shkodrës dhe një video promocionale. Teksti është një shprehje mllefi:

“Kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysëm me parë, edhe pse kemi ende shumë, më shumë punë për të ndërtuar Shëndetësinë që Duam…Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t'u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara!” shkruan Rama.

Mirëpo çështja e kontrollit mjekësor bazë që ngrihet nga media, nuk konsiston në shërbimin në vetevte, as në konçesionin e dhënë, por në negociimin e kontratës. E cila me diferencën 100 mijë sugjeron se Grupi I Punës duhet të bënte një punë më të mirë për të mbrojtur paratë publike. Ç’lidhje ka atëherë kjo përgjigje propagandistike ndaj një shqetësimi konkret dhe me fakte? A mundet një kontratë e keqnegociuar të mbulohet me suksese që edhe pse nuk duhen mohuar, nuk ka sesi të vlejnë në kushtet kur shpërdorimi I parave është evident?

Le të vihet re këtu edhe një hollësi që ka rëndësi: pagëzimi i detyrës së ministrit me akte të tilla si ky i ministres Olta Xhaçka për ndihmën ekonomike. Më herët, ishte Milva Ekonomi që sapo mori detyrën e ministres së Ekonomisë, dha dakordësinë për projektin fantazmagorik të Karpenit që ende nuk po duket.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.