koni
Presidenti mbron rektorin
Ilir Meta kthen mbrapsht një tjetër propozim të qeverisë. Kësaj radhe bëhet fjalë për rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, të cilin Presidenti ka refuzuar ta shkarkojë.
Koni pezullohet me urdhër qeverie. Komandohet në detyrë Bernard Dosti
Ministrja e Shëndetësië, Besa Shahini ka nxjerrë një urdhër për pezullimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në vend të tij është emëruar zv/rektori Bernard Dosti. Në urdhërin e lëshuar nga Shahini nuk specifikohen arsyet e shkarkimit, por thuhet se Koni ka shkelur rëndë ligjin në ushtrimin e detyrës.
Procesi "Shullazi", Rektori nuk mban mend gjë. Oficeri i policisë dëshmon për "aq sa kishte dëgjuar në radio"
Rektori i universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka dëshmuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit. Rektori që u bë sebep për ndalimin e tij, ka deklaruar se nuk e ka përmendur emrin e Shullazit në dëshminë që ka dhënë më herët. Sipas Rektorit ai është thirrur nga disa persona në një makinë të zezë dhe pasi është future brenda, i është kërkuar që të hiqte dorë nga gara për rektor. Mediat raportojnë se Emiljano Shullazi e ka pyetur nëse ka qenë ai në makinë dhe përgjigja e rektorit ka qenë:
“Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë”.
Soji i Koneve dhe Kulove dhe dëshmia e një gruaje
Dy akademikët e kërcënuar, rektori Mynyri Koni dhe ish-rektori Dhori Kule, e ndihmuan shumë Emiljano Shullazin, kur për ta thënë me një fjalë popullore “hoqën bythën mënjanë” dhe bënë të paditurin gjatë dëshmive në Prokurori (lexo këtu).
Rektori Koni dhe ish-rektori Kule njësoj si Policia e Laçit: “Nuk mbaj mend, u tremba”, apo “nuk i njoh kërcënuesit”
Zgjedhjet për rektorin e ri të Universitetit të Tiranës, u shoqëruan nga një situaë e rëndë dhe e paparashikuar. Kandidati për rektor, Mynyr Koni, u kërcënua dhe sipas denoncimit publik të ish-kryeministrit Sali Berisha, kërcënimin ndaj tij e kishte realizuar shtetasi Emiljano Shullazi. Që këtej edhe gjithë logoreja e deklaratave që solli arrestimin e shpejtë të Shullazit dhe një situatë të pakëndshme. Mirëpo sot, Koni, tashmë rektor i zgjedhur i Universitetit, ka dëshmuar në Prokurori, ku ka deklaruar se “nuk e mban mend fytyrën e kërcënuesve”, pasi “isha shumë i trembur”.
Rama vlerëson trimërinë e Konit dhe Kules
Kryeministri vlerësoi pozitivisht zgjedhjet në universitete, edhe pse në proces u implikuan emra të botës së krimit.
Fitore e Konit apo faull i Dibrës?
Për herë të parë një garë universitare fitoi vëmendjen e publikut dhe mediave për shkak të implikimit në këtë proces të emrave nga bota e krimit. Pavarësisht lirisë universitare që propagandohet, zgjedhjet për Rektoratin e Tiranës nuk u shkëputën dot nga ndikimi politik, për arsye që lidhen sa me kandidatët ashtu edhe me interferimin e pushtetit në botën akademike, për aq sa elita jonë universitare mund të quhet e tillë për nga dimensioni shkencor dhe human që ajo përfaqëson.
Politika pas rivalëve Dibra dhe Koni. Një polemikë mbi raportimin e zhvillimeve të fundit në zgjedhjet universitare
Respublica, këtë radhë e keni gabim; po çoni ujë në mullirin e klikës Kule.
1. A është Klodeta Dibra vegël e PS-së?
Kërcënimi i kandidatit për rektor, Mynyr Koni, policia ndalon Emiljano Shullazin
Sot ish –kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht se shtetasi Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ka deklaruar më pas se është i vendosur të vazhdojë garën.
Ndërkohë në mbrëmje disa media raportojnë se Emiljano Shullazi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ky i fundit do të merret në pyetje për ngjarjen e pretenduar dhe denoncuar nga Berisha, që nëse vërtetohet është shumë e rëndë.