Politika pas rivalëve Dibra dhe Koni. Një polemikë mbi raportimin e zhvillimeve të fundit në zgjedhjet universitare

Postuar në 18 Prill, 2016 23:55

Respublica, këtë radhë e keni gabim; po çoni ujë në mullirin e klikës Kule.

1. A është Klodeta Dibra vegël e PS-së?

 Jo! është e vërtetë që Dibra është këshilltare socialiste në B. e Tiranës. Por këtu mbaron e vërteta! Në raport me Dibrën si kandidate për rektore, PS-ja jo vetëm nuk ka luajtur gishtin për ta "ndihmuar" (siç nuk duhej të bënte), por përkundrazi, e ka "sabotuar"! Si? Duke iu lejuar Kules dhe klikës së tij të rikandidojnë për pozicione të tjera - Kule si dekan!! PS-ja pretendoi për reformim të arsimit të lartë! Po me kë? Me Kulen? Kulen që shkatërroi Universitetin e Tiranës? E pabesueshme por e vërtetë: PS-ja dhe Nikolla mbajtën në lojë Kulen, në vend që t'i jepnin dërrmën!!! Pra, NUK mund të thuhet që Dibra është marionetë e PS-së dhe PS-ja po bën "çmos" të grabisë universitetin! Përkundrazi, ajo që mund të thuhet është se PS-ja me Nikollën në krye po vazhdon ta mbajë UT-në peng të Kules me company!!!

 2. A është kërcënuar Koni?

 Nuk e dimë! Vetë Koni e përshkruan në mënyrë kaq të papërcaktuar "kërcënimin", a thua sikur të jetë i interesuar që bota ta marrë vesh që është kërcënuar, por vetë "kërcënimi" të mos jetë e mundur të sqarohet asnjëherë; shkurt, prokuroria ta ketë të pamundur të zbardhë kur ka ndodhur, si dhe kush kanë qenë autorët!

 3. A është "kërcënimi ndaj Kule-Konit" një taktikë?

 Unë besoj se po! Dhe po ashtu ofroj një shpjegim mbështetës për këtë. Në 4 ditët e fundit Koni u "njollos" 2 herë: një herë përpara studentëve të Socialeve (video u postua në youtube); herën e dytë me bllokimin dhe sabotimin që iu bëri takimeve të Dibrës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. 2 njolla, 3 ditë përpara zgjedhjeve nuk janë gjë për të mos u shqetësuar! Sidomos kur sondazhe të "brendshme" i tregonin Kules se konia e tij ishte humbës përballë Dibrës (73% për Dibrën). Atëherë përpara klikës Kule-Koni ngrihet pyetja: ç'të bëjmë? Si ta kthejmë situatën në favorin tonë? Dhe ideojnë dhe vënë në zbatim planin "Koni-viktima"! Dhori Kule shkon tek Berisha. Ky del në publik dhe thotë që kanë kërcënuar Konin; kërcënimin e ka bërë PS-ja përmes Shullazit me qëllim që Dibra të fitojë rektorshipin dhe media hëngri karremin: nga zero rreshta për zgjedhjet në UT "papritur" zgjedhjet dhe UT dhe "lufta" aty zunë të gjitha faqet e gazetave, madje ditën e djelë kur të gjithë gazetarët flenë gjumë. Dhe Koni u portretizua si i viktimizuar - gjynah! çfarë burri i mirë! Sa e poshtër kjo PS-ja, as universitetet nuk i lë rehat! Ndërsa Dibra si marioneta e PS-së, Ramës, Nikollës! E pra vetëm në Shqipëri ndodhin çuditë: Dibrës dhe një numri artikujsh të stafit të saj i bënë bllokazh “Panorama”, “Lapsi”, “Tema”, “Dita”!

“Na prish punë me Nikollën”, u përgjigjën zëdhënësit e Hyesenbelliut, meqë ai ka “Luarasin”(universitetin).

Përfundim:

Kështu një gur hodhi Kule dhe të gjithë i bëri të rendin pas tij! Të harrojnë ç'shkatërrues është ai për Arsimin e Lartë për UT-në në mënyrë specifike, për reformën në përgjithësi! Dhe merren me Klodi Dibrën! E cila jo që nuk ka patur përkrahjen e PS-së, por përkundrazi, ka kundërvënien e fshehtë dhe të hapur të Nikollës me kompani!

Ndaj edhe ju të “ResPublica-s” jeni nxituar!!! Që jeni gabim sot, kjo do të provohet nesër nëse Dibra bëhet rektore! E dini pse? Sepse nëse zgjidhet rektore ajo do të ndërmarrë veprime brenda UT-së të cilat do të shkojnë përtej llafeve për "reformë" që thotë poshtë e lart Nikolla; veprime që sfidojnë vetë veprimet dhe qëndrimin e PS-së ndaj Arsimit të Lartë, sepse Dibra do të synojë dhe ndërmarrë veprime që ta bëjë UT-në vërtet universitetin NR.1, të reformuar dhe shumë afër standardeve të universiteteve më të mira perëndimore.

 

Shënim: Ky shkrim është postuar në formën e një komenti poshtë shkrimit me titull: “A ka dorë politika në zgjedhjet në universitete?”(http://www.respublica.al/2016/04/18/ka-dor%C3%AB-politika-n%C3%AB-zgjedh...), nga një lexues që nuk identifikohet.

Shkrimi i publikuar nga “ResPublica” sillte në vëmendje raportin e një deklarate të ministres së Arsimit për përfshirjen e politikës në zgjedhjet e fundit në universitete. Në shkrim nuk janë vënë në diskutim kredencialet e Dibrës, as Konit, si profesionistë dhe drejtues universitarë, por implikimi i politikës në garën e fundit. Kjo ka rëndësi dhe duhet të jetë e qartë. Nuk i heqim asnjë presje shkrimit në faktin që rezulton vetiu nga angazhimet e zonjës Dibra se ajo është një person Politik tanimë(pas zgjedhjeve lokale) përveçse një person publik si profesore. Por në asnjë rast nuk kemi thënë apo nënkuptuar se “Dibra është marionetë e PS-së”. Që përfshirja e saj politike kompromenton garën po.

Komentuesja që ka postuar komentin shtron një problem jo pak të rëndësishëm që lidhet me raportimin dhe etikën në informim. Shkrimit i mungon simetria në informacion për kandidatin tjetër, Koni, i cili është pjesë e një agresioni të cilin sot e ka pohuar me firmën e vet. Dhe se shkrimi është në vazhdën e raportimeve që kanë “ngrënë karremin” e “klikës Kule”. Meqenëse ky është një problem aktual dhe delikat dhe meqenëse komentuesja e ka “ujitur” tekstin me të dhëna konkrete, për vërtetësinë e të cilave nuk mbajmë përgjegjësi, që krijojnë përshtypjen, pra Vetëm Përshtypjen, se vijnë nga shtabi i Dibrës, apo nga simpatizantë të saj, menduam që komentin ta nxjerrim si shkrim më vete. Thjesht sepse polemizon me cilësinë e raportimit tonë, por edhe sepse sugjeron, sadoqë në mënyrë joformale, ekzistencën e një problematike shumë të madhe brenda universitetit. Dhe sidomos për karakterin e rivalitetit brenda profesoratit që nuk ndryshon aspak nga politika.

Pra në vendimin tonë për ta nxjerrë më vete, jemi udhëhequr nga konstatimi se Komenti është një Polemikë me shkrimin kryesor. Ky është një rast përjashtues nga praktika e deritanishme qëkurse faqja ndryshoi pamjen grafike(dikur ka qenë rubrika “ResPublica vs readers”).(Redaksia)

Comments

Submitted by ec (not verified) on

Respublica, mendova njehere se nuk donit ta nxirrnit komentin. Por ju, jo vetem qe e nxorret, por edhe e nxoret si "shkrim". Atehere, po shtoj nja dy gjera.

1. Ne lidhje me "kercenimin ndaj Konit".
I mbetem pozicionit qe eshte taktike e bandes Kule per te kthyer situaten ne favor te tyre. Po! Jam dakort kur thoni qe politika ka futur hundet deri ne universitet. Por cili krah? Ne informacionin qe jepnit, linit te kuptonit vetem PS - kjo per arsyen e thjeshte meqe eshte ne pushtet! Pikerisht ketu gaboni! Nuk eshte PS-ja qe ka futur hundet, por jane ato parti ku ka ngrene sahane Kule: fillimisht Kule eshte takuar me LSI-ne ku eshte rene dakort Koni rektor, Kule dekan, Rrokaj zv-Rektor, e keshtu me rradhe. Mirepo brenda stanit "LSI" ne UT, ka plasur sherri, sepse i njejti pozicion iu eshte mesa duket premtuar dy paleve te ndryshme. Kjo situate, bashke me skandalet e Konit, plus edhe cfaredolloj rezerve negative qe mund te kene grumbulluar njerzit ndaj Kules, me sa duket ka kontribuar ne "renien" e numrave pro Konit. Nese ka njeri me te interesuar qe rektori i ardhshem i UT-se te jete "pasiv" ky eshte Kule: Kule nuk do qe pasardhesi te hape thesin e 1.6 miliard lekeve dhe te qartesoje ku kane vajtur, kush ka perfituar - sepse gjendja ne UT nuk ka ndryshuar, as per pedagoget, as per studentet, as per infrastrukturen as per azgje! Ndaj, duke ndjere nje rrezik emiment, Kule ka vene ne veprim "AS" in tjeter, Berishen. Dihet qe Kule dhe Berisha i kane bere fresk njeri-tjetrit, ndaj UT dhe arsimi i larte ne pergjithesi kane shkuar ne kete derexhe! Plani i Kules eshte i "thjeshte": 2 dite para zgjedhjeve, shpik nje situate, pikturo kandidatin Kone ne nje gjendje viktime per tu misheruara, "ngri ne kembe" median se po sulmohet universiteti per tu "rrembyer" dhe keshtu, njerzit - pedagoget dhe studentet - do harrojne terrorizimin qe iu ka bere Kule me kompani dhe mund te kthehem ne gjirin e Kones, dmth te votojne per te!

2. Ne lidhje me Klodeta Dibren.
Ne gjithe kete gjurrulldi ala "Kule," ku papritur jane bere "bashke politikanet majtas apo djathtas, ne qeveri apo opozite; media e madhe apo e vogel, pro apo kunder qeverise Rama, i vetmi person qe eshte vetem, po VETEM fare, eshte Klodeta Dibra! Po si nuk iu ra ne sy qofte "shpjegimi i Konit per kercenimin, qofte "deklarata" e Rektoratit, qe ilustrojne drejtpersedrejti se Klodeta Dibra eshte ne "luften" per rektore e vetme dhe pa asnje "perkrahje"??? Madje, Klodeta Dibres po ia fut vete PS, ja ajo Nikolla me ato sy dhe ze te ftohte skandiaviane!!! Vete Koni tha se 'dhashe doreheqjen" (ha!!!!) por pastaj me kthyen mendjen Nikolla me Ramen! Ne deklaraten e Rektoratit, gjithe banda kishte vene firmen, vetem emri dhe firma e Dibres mungonin! Perse? Po sepse banda, e para, nuk e quan pjese te veten; e dyta, kerkon ta asocioje me Dibren me Shullazin dhe cfaredolloj lidhje qe mund te kete Shullazi me PS, dhe e treta tu thote njerzve: e shihni, dora e vertete prapa Shullazit eshte ajo e Klodi Dibres ndaj mos e votoni!!! Dhe media shqiptare, thjesht prej inatit qe ka me Ramen, shkon dhe i bie nga mengjezi deri ne darke, Klodeta Dibres qe eshte ne PS vetem si perkatesi politike, por kurrsesi nuk eshte ne "rradhet" e te preferuarve! Po si e harruat ju Ramen ne deklaratat e tij per "grate"? Rames i ka zene goja lesh "grate keshtu, e grate ashtu" E keni degjuar ju te thote nje fjale per Dibren? Asnje!!! Po si harruat ju oponencen e Dibres per ligjin per arsimin e larte te PS-se? Po cfare kujtoni ju, se Nikolla ia ka "haruar" Dibres kete gje? Perpara se te flisni per suportimi dhe pretendim te rektoratit me nje background teresisht politik nga Klodeta Dibra, nuk ju shkon ju nder mendje te pyesni, po mire, kjo Nikolla, nese kete Dibren e ka patur kunder persa i perket ligjit te arsimit te larte, si do ti vinte ta kishte balle per balle si rektore? Padyshim qe Nikolla, kjo ministre qe Rama e shpalli ministren me te mire te 25 viteve te fundit, por qe vetem nga arsimi i larte nuk merr vesh, do ta kishte shume siklet te kish perballe nje Klodete-Rektore femer, me karizem, stil dhe kulture te foluri!!! Shkurt, Klodeta Dibra, ne fushaten e saj, nuk ka patur me vete as partine e vet, as opoziten, as mediat e shkruara apo vizive, as skalionet alla shullaz! Klodeta Dibra ka qene e vetme, dhe ashtu e vetme po perballon gjithe idiotesine dhe ligesine qe karakterizojne njerzit ne Shqiperi.

3. A ka ndonje implikim plani Kule-Kone o te ashtequajturit kercenim?
Po! Dhe implikimi i pare eshte ajo qe mund te ndodhe diten e zgjedhjeve gjate procesit te votimit dhe sidomos gjate numerimit!! Kule-Koni dhe kompani, duke ngritur zhurmen e perdorimit te dhunes dhe mjeteve te "pandershme" nga ana e Dibres, mesa duket kane planifikuar te praktikojne ne zgjedhjet universitare te njejtat praktika qe kane aplikuar PD dhe PS ne zgjedhjet politike! Ne zgjedhjet politike, taktika e Berishes ka qene qe naten i vriste kundershtaret, diten i qante dhe dekoronte; ne njeren ane therriste kini kujdes nga hajdutet, vrasesit, manipuluesit qe mund te perdore kundershtari, nga ana tjeter hidhte ne veprim falangat e veta te hajduteve, vrasesve, manipuluesve, duke ia lene dopio gjashten ne dore opozites. Frika ime eshte qe me 20 Prill, detashmentet e Kule-Konit, do te jene ne gatishmeri per tu hedhur ne veprim me sinjalin me te pare nese do te shihet qe peshorja e votave anon nga Klodeta Dibra!! Terreni, qe veprimet ti kryejne njerzit e Kules dhe autoresia ti vishet Klodeta Dibres eshte gati; e keni precedentin, do thone Kulistet: para 2 diteve ne u kercenuam, ndersa sot ne diten e zgjedhjeve po "vidhemi"!!! Trazirat, vjedhjet, mashtrimet, manipulimet, po i ben PS dhe Dibra sepse ata duan ta marrin me cdo kusht rektorshipin e UT!!! Keshtuqe frika ime eshte se ne 20 Prill do perfundojme ne situaten ku njerzit therrisnin "ujku, ujku" (lexo "shullazimi" i Klodeta Dibresr") ndersa cakalli (dyshja Kule-Koni dhe falangat e tyre) bente kerdine duke prekur procesin, nderhyre, manipuluar, shtremberuar, vonuar shpalljen e rezultatit!! Kesaj i thote ti varesh ujkut melqite ne qafte (lexo, te harrosh qelbesirlleqet e Kules) dhe ti dalesh ne mbrojtje, me apo pa dashur, me informacion te plote apo te cunget, me porosi apo nga naiviteti!!!

Sot jemi 19! Neser, me 20 Prill, do te shohim ku do tia nxjerrin tymin KUle-Kone ketij muhabeti!!!

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Shkrimi i EC, shume korekt.
Opsionet dhe mendimet, jane reale dhe te mundshme.
Presja e tyre, nuk leviz.
Pershendetje.

Submitted by Pedagogu (not verified) on

Zgjedhjet ne Uni deshmuan se vendi dominohet nga mafia. Fakti qe triumfuan dy pseudo intelektuale Kule-Koni eshte pasoje e kesaj fryme. Po si xhanem kudo na drejtojne fshatare qe kane gllaberuar nga nje bicim diplome? Nuk kane as tipare intelektuale dhe as pak fisnikeri. Respekte e dashur Klodi Dibra. Ne tironsit te njohim je qytetare, gjithe jeten nxenese e shkelqyer dhe nje pinjolle e nje familje fisnike shkodrane.

Submitted by Filip Scutari (not verified) on

Klodete, ji gjithmone vetvehtja, me karakter.
Te admiroj, mbasi reflekton tiparet me te mira te paraardhesve te Tu, te respektuar per mencurine, dinjitetin, profesionalizmin, kryelartesine e mbeshtetur ne ndershmerine e trashegueshme nga brezi ne brez.
Keto, jane hilet e jetes.
C'do gje rrotullohet.
Koha po punon per ju Klodete Dibra.
Mos u dekurajo.
Jemi me ju.
Urojme shendet e jete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.