Dibra

Çfarë do të bëjë PD-ja në zgjedhjet e vitit 2017?

Postuar në 15 Shtator, 2016 12:13

Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi zgjedhjet në Dibër. Nuk ka një dokument analize për shkaqet e humbjes në një proces zgjedhor i cilia paralelisht po hetohet nga Prokuroria e Dibrës. Kjo do kohën e vet(edhe pse çarja e votës mes të demokratëve është realitet me peshë në Dibër).

Fitore e Konit apo faull i Dibrës?

Postuar në 20 Prill, 2016 22:39

Për herë të parë një garë universitare fitoi vëmendjen e publikut dhe mediave për shkak të implikimit në këtë proces të emrave nga bota e krimit. Pavarësisht lirisë universitare që propagandohet, zgjedhjet për  Rektoratin e Tiranës nuk u shkëputën dot nga ndikimi politik, për arsye që lidhen sa me kandidatët ashtu edhe me interferimin e pushtetit në botën akademike, për aq sa elita jonë universitare mund të quhet e tillë për nga dimensioni shkencor dhe human që ajo përfaqëson.

PD: Dibra e politizuar, të shtyhen zgjedhjet për Rektoratin

Postuar në 19 Prill, 2016 11:25

Partia Demokratike kërkoi në Komisionin e Medias shtyrjen e zgjedhjeve për Rektorin e Universitetit të Tiranës. Kreu i komisionit, Genc Pollo tha se kandidatja për rektore Klodeta Dibra është e politizuar dhe se në arsim ka ndërhyrje “Shullaziko-politiko” Ndërsa, deputeti demokrat, Luçiano Boçi tha se zgjedhjet kanë rënë dhe ministrja Nikolla duhet të gjejë zgjidhje. Sipas Boçit, studentët dhe pedagogët janë të pasigurtë për të votuar, ndaj zgjedhjet duhet të shtyhen. Në fund të mbledhjes, shumica në komision rrëzoi kërkesën e PD-së për të thirrur në seancë dëgjimore ministren e Arsimit.

Politika pas rivalëve Dibra dhe Koni. Një polemikë mbi raportimin e zhvillimeve të fundit në zgjedhjet universitare

Postuar në 18 Prill, 2016 23:55

Respublica, këtë radhë e keni gabim; po çoni ujë në mullirin e klikës Kule.

1. A është Klodeta Dibra vegël e PS-së?

A ka dorë politika në zgjedhjet në universitete?

Postuar në 18 Prill, 2016 20:09

Denoncimi për kërcënimin ndaj profesorit Mynyr Koni ka rihapur debatin nëse elita jonë akademike është apo jo e politizuar. Ministrja e Arsimit thotë që jo. Sipas saj në garën për të zgjedhur drejtuesit e departamenteve, dekanët, senatorët dhe rektorët, sfida e vetme janë shkalla akademike dhe platformat për cilësi në arsimin tonë të lartë. Për ministren kjo është një garë pa ndërhyrje nga qeveria apo politika.

Subscribe to RSS - Dibra