Koni pezullohet me urdhër qeverie. Komandohet në detyrë Bernard Dosti
Ministrja e Shëndetësië, Besa Shahini ka nxjerrë një urdhër për pezullimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në vend të tij është emëruar zv/rektori Bernard Dosti. Në urdhërin e lëshuar nga Shahini nuk specifikohen arsyet e shkarkimit, por thuhet se Koni ka shkelur rëndë ligjin në ushtrimin e detyrës.
Pezullimi i rektorit ishte një masë e pritshme nisur nga sulmet e javëve të fundit që kishte ndërmarrë ndaj tij kryeministri Rama në disa takime publike me studëntë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës. Sipas Ramës Koni kishte penguar zbatimin e Paktit të Universitetit, ku përfshiheshin disa pika që qeveria u angazhua për t’i zgjidhur pas protestave të studentëve.
Comments
Koni perballe " Universitetit qe duam"
Mynyr Koni i mbijetoi dallges Shullazi ne vitin 2016! A thua ka mundesi ti mbijetoje edhe dallges Shahini? Rama eshte i prere me e fut ne PS edhe UT-ne!
Add new comment