Procesi "Shullazi", Rektori nuk mban mend gjë. Oficeri i policisë dëshmon për "aq sa kishte dëgjuar në radio"
Rektori i universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka dëshmuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit. Rektori që u bë sebep për ndalimin e tij, ka deklaruar se nuk e ka përmendur emrin e Shullazit në dëshminë që ka dhënë më herët. Sipas Rektorit ai është thirrur nga disa persona në një makinë të zezë dhe pasi është future brenda, i është kërkuar që të hiqte dorë nga gara për rektor. Mediat raportojnë se Emiljano Shullazi e ka pyetur nëse ka qenë ai në makinë dhe përgjigja e rektorit ka qenë:
“Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë”.
http://www.panorama.com.al/debati-me-futen-ne-nje-makine-te-zeze-rektori...
Ndërkohë që oficeri i policisë, Ervin Hodaj që shoqëri Shullazin në momentin e ndalimit, është përpjekur të largojë barrën e përgjegjësisë nga vetja, kur është pyetur nga i pandehuri se ku e kishte dëgjuar emrin e tij për ngjarjen e kërcënimit të rektorit. Më herët Hodaj ka dekalruar se emrin e Shullazit për këtë ngjarje e kishte dëgjuar nga Koni, por sot ai ka deklaruar se e “kam dëgjuar edhe në radion e policisë”.
Ndërkohë lexoni se çfarë ka deklaruar Mynyr Koni dhe Dhori Kule për këtë ngjarje më 28 prill 2016.
Aty rektori deklaron se nuk mban mend ngaqë ishte i trembur. Sot pas më shumë se një viti, duket se të trembur janë të gjithë, edhe rektori, edhe oficerët e policsë, por edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, dëshmia e të cilit ka shumë luhatje. Inkosistenca në dëshmi sjell edhe çlirimin gradual të Emiljano Shullazit nga përgjegjësia penale për këtë ngjarje e cila mund të mbetet pa autor, ose me autor dikë, një anonim që është fshehur në frikën e rektorit Mynyr Koni. I cili ndodhet në një pozitë fatkeqe që cenon edhe integritetin e tij si figurë publike. Një rektor që nuk i beson mbrojtjes së shtetit, që do të mbyllet kjo histori sa më parë dhe që bashkë me zyrtarë të tjerë, i tregojnë të gjithë qytetarëve se në atë sallë, ata janë me të vërtetë Fajtorët më të mëdhenj.
Comments
Rektori
Me mire te ishte Shullazi rektor sesa Kule-Koni! Te pakten nuk eshte frikacak dhe skile! Edhe besimi nga njerezit, ne universitetin shteteror te Tiranes do ishe rikthyer me te! Kule-Koni mund te ishin vetem konsulente per Shullazin!
Add new comment