izraeli
Izraeli zbulon planin për Gazën e pas luftës: Palestinezët vetëm administratë civile
Izraeli ka bërë publike detaje të një plani për sundimin e Gazës pas luftës.
Izraeli shkon në Hagë me një avokat britanik
Një avokat britanik do të pëfaqësojë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku përballet me pretendimin për gjenocid.
Profesor Malcolm Shaw KC, ekspert i mosmarrëveshjeve territoriale dhe autor i disa botimeve mbi ligjin e gjenocidit, është diplomuar në Universitetin e Liverpulit dhe në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.
New York Times: Izraeli bombardoi zonat ku u zhvendosën civilët
Izraeli ka përdorur bomba shkatërruese në zonat e konsideruara të sigurta për civilët. Sipas New York Times, bombat janë përdorur gjatë gshtë javëve të para të luftës në Gaza.
Lufta në Gaza nis të ushqejë akuzat për tregtinë e organeve
Euro-Med Human Rights Monitor, një OJQ që po vëzhgon situatën në Gaza, thotë se Izraeli po i përdor trupat e palestinezëve për organet. Pretendimi i ngritur prej saj bazohet në raportimet e mjekëve dhe infermierëve në Gaza, të cilët ekzaminuan disa trupa pasi u liruan nga Izraeli.
Të dhënat që Izraeli i injoroi: Hamasi planifikoi sulm gjatë Pashkës
Plani i Hamasin për sulmin ndaj Izraelit është shumë më i hershëm se data kur ai nisi. Grupi plaestinez me bazë në Gaza e kishte planifikuar sulmin gjatë festës hebraike të Pashkës, e cila ra më 5 prill të këtij viti, njoftoi të shtunën kanali 12 TV i Izraelit, thonë burime të inteligjencës ushtarake.
Nëse Izraeli do paqe, të mos mbjellë urrejtje
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, pranoi se është pak “pak pro-palestinez” në një intervistë për El Pais, ku ndërsa dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përsëriti se “një horror nuk justifikon një horror tjetër”, duke iu referuar bombardimit të pamëshirshëm të Gazës.
Tre dështimet e Izraelit
Ish-kreu i Inteligjencës së Mbrojtjes së Izraelit (AMAN), gjeneral major Amos Yadlin, thotë se pas 7 tetorit, objektivi i Izraelit është të shkatërrojë Hamastanin, një neologjizëm ky që po përdoret në vendin e tij për sundimin e Hamasit në Rripin e Gazës.
Hamasi planifikoi të arrinte deri në Cisjordani
Shtatë tetori ka qenë vetëm hapi i parë i planit të Hamasit ndaj Izraelit. Ky i fundit kishte parashikuar parashikoi një fazë të dytë me bastisje të mëtejshme në qytete të tjera më të mëdha izraelite, deri në Bregun Perëndimor.
Qëllimi përfundimtar ishte të provokonte një reagim të dhunshëm nga Izraeli dhe të shkaktonte një luftë rajonale, duke marrë parasysh humbjet e mëdha edhe midis civilëve në Gaza.
Ehud Olmert: Bibi është i shkatërruar emocionalisht dhe po gabon rëndë!
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është "shkatërruar emocionalisht" nga dështimi i tij masiv në sigurinë kombëtare dhe tani po i bën llogaritë gabim. Ehud Olmert, paraardhësi i Netanjahut, thotë në një intervistë për Politico se kryeministri izraelit është rrezik për vendin.
Izraeli ka vetëm 2-3 javë kohë
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, thotë se Izraelit i kanë mbetur vetëm disa javë për të eliminuar Hamasin, pasi opinioni publik - më së shumti në SHBA – po kthehet me shpejtësi kundër sulmeve të tij në Gaza.