New York Times: Izraeli bombardoi zonat ku u zhvendosën civilët
Izraeli ka përdorur bomba shkatërruese në zonat e konsideruara të sigurta për civilët. Sipas New York Times, bombat janë përdorur gjatë gshtë javëve të para të luftës në Gaza.
“Video-investigimi fokusohet në përdorimin e bombave me peshë mbi 900 kilogramë në një zonë të Gazës jugore, ku Izraeli i kishte urdhëruar civilët të zhvendoseshin. Edhe pse bombat e atyre përmasave përdoren nga disa ushtri perëndimore, ekspertët thonë se ato pothuajse kurrë nuk hidhen në zona me popullsi të dendur nga ushtria amerikane”.
Për të analizuar imazhet, Times përdori një mjet të inteligjencës artificiale për të skanuar imazhet satelitore të Gazës jugore për krateret e bombave me diametër 12 metra ose më shumë.
Zakonisht, vetëm bombat 900 kilogramë krijojnë kratere të asaj madhësie në tokën e lehtë dhe ranore të Gazës.
Investigimi identifikoi 208 kratere në imazhet satelitore dhe pamjet me dron. Gjetjet tregojnë se ato bomba përbënin një kërcënim të madh për civilët që kërkonin siguri në Gazën jugore. Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me përdorimin e bombës në Gazën jugore, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha në një deklaratë për Times se prioriteti i Izraelit është të shkatërrojë Hamasin dhe se "çështjet e kësaj natyre do të shqyrtohen në një fazë të mëvonshme.
Zyrtarët amerikanë përsërisin herë pas here se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të reduktuar viktimat civile gjatë luftimeve me Hamasin.
Por nga ana tjetër, Pentagoni i ka rritur dërgesat e bombave më të vogla që i konsideron më të përshtatshme për mjediset urbane si Gaza.
Që nga tetori, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar gjithashtu më shumë se 5 000 municione MK-84.
Add new comment