Hamasi planifikoi të arrinte deri në Cisjordani
Shtatë tetori ka qenë vetëm hapi i parë i planit të Hamasit ndaj Izraelit. Ky i fundit kishte parashikuar parashikoi një fazë të dytë me bastisje të mëtejshme në qytete të tjera më të mëdha izraelite, deri në Bregun Perëndimor.
Qëllimi përfundimtar ishte të provokonte një reagim të dhunshëm nga Izraeli dhe të shkaktonte një luftë rajonale, duke marrë parasysh humbjet e mëdha edhe midis civilëve në Gaza.
Detajet bëhen të ditura nga « Washington Post », bazuar në provat e analizuara nga dhjetëra liderë dhe ish-udhëheqës të inteligjencës nga vendet perëndimore dhe të Lindjes së Mesme.
Të dhënat e para, thotë gazeta, vijnë nga trupat e militantëve të vrarë të Hamasit: harta, skica, shënime, armë. Disa prej tyre kishin mjaftueshëm ushqim, municione dhe pajisje për disa ditë, dhe ishin udhëzuar të vazhdonin më thellë në Izrael nëse vala e parë e sulmeve do të ishte e suksesshme, duke goditur potencialisht qendrat më të mëdha urbane dhe bazat ushtarake. Ekipet e sulmit arritën të depërtojnë deri në Ofakim, një qytet izraelit rreth 24 kilometra larg Rripit të Gazës dhe rreth gjysmën e distancës midis enklavës dhe Bregut Perëndimor.
Sipas dy zyrtarëve të lartë të inteligjencës të Lindjes së Mesme dhe një ish-zyrtari amerikan, një njësi kishte me vete informacione zbulimi dhe harta që sugjeronin se synonte të vazhdonte sulmin në kufirin e Bregut Perëndimor. Hamasi e ka rritur shtrirjen e militantëve të tij në Bregun Perëndimor muajt e fundit, megjithëse grupi thotë se nuk i informoi ata paraprakisht për planet e tij për 7 tetor.
“Nëse kjo do të kishte ndodhur, do të kishte qenë një fitore e madhe propagandistike, një goditje simbolike jo vetëm kundër Izraelit, por edhe kundër Autoritetit Palestinez”, thekson një burim i inteligjencës amerikane. Nuk është e qartë, megjithatë, specifikon WP, nëse udhëheqësit e Hamasit kishin pritshmëri realiste për të avancuar në Bregun Perëndimor. Për më tepër, duket se ata nuk ishin as të sigurt se pothuajse të gjitha skuadrat e sulmit të 7 tetorit do t'i kishin arritur objektivat e tyre fillestare. Në vend të kësaj, ata ishin të sigurt se do të kishte një hakmarrje izraelite në shkallë të gjerë në Gaza, që ishte qëllimi i tyre përfundimtar, për ta rikthyer çështjen palestineze në qendër të skenës dhe për të bllokuar normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Provat e mbledhura hedhin gjithashtu dritë të re mbi taktikat dhe metodat e përdorura nga Hamasi për të mashtruar sistemin e lavdëruar të inteligjencës së Izraelit dhe për të penguar përpjekjet fillestare të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për të ndaluar sulmin.
Ky është një plan i zhvilluar gjatë një viti dhe në dijeni të tij ishin një numër i vogël liderësh të Hamasit. Informacioni mbit ë cilin u ngrit plani ishte jo shumë i sofistikuar, por i mbledhur në mënyrë metodike. “Nëse je në burg, studion sistemin e sigurisë së burgjeve”, shpjegon Ali Soufan, dikur agjent i FBI-së.
Së fundi, sinjalet mashtruese të dërguara nga liderët e Hamasit, duke filluar nga lideri i tyre ushtarak Yehiya Sinwar, i cili vitet e fundit kishte shfaqur pragmatizëm duke e bërë të qartë se lëvizja nuk dëshironte t’u hynte më luftërave. Por goditi në momentin e shpërqendrimit dhe dobësisë më të madhe të Benjamin Netanyahun, i cili ndërkohë përballej me një protestë historike për reformën e tij në drejtësi.
Add new comment