interneti
Kërcënimi nga interneti
Organizatorët e takimit të nivelit të lartë të ekspertëve, Konferenca e Sigurisë e Mynihut dhe Telekomi Gjerman ftuan për të diskutuar për sigurinë kibernetike ekspertë të shkencës, politikës, ekonomisë dhe ushtrisë. DW foli me Thomas Kremer nga Deutsche Telekom.
Deutsche Welle: Tri herë, Deutsche Telekom dhe Konferenca e Sigurisë në Mynih e kanë organizuar Cyber Security Summit në Gjermani. Këtë herë Konferenca e Sigurisë zhvillohet në Sillicon Valley në SHBA. Pse?
Edhe qeveria kineze në luftë me portalet
Gjigandët e internetit si Netease, Sina dhe Sohu morën urdhër të hënën nga qeveria kineze të ndërpresin publikmin e artikujve me përmbajtje politike dhe shoqërore që nuk kanë si burim agjencitë shtetërore të lajmeve.
Në urdhër thuhet se përfaqësuesit e së ashtuquajturës gazetari e pavarur, të cilët kanë ndikim të fortë në publik kanë shkelur rregullat dhe kanë manipuluar informacionin.
Jo më kontroll nga vetëm një agjenci qeveritare mbi internetin
Administrata amerikane ka vendosur që të lejojë kontroll dhe mbikëqyrje shumëpalëshe të internetit. Departamenti i Tregëtisë njoftoi përmes ndihmës sekretarit të vet për Komunikimet dhe Informacioin, Laërence Strickling dhe propozimi është bërë nga Korporata Internautike për Numrat dhe Emrat e Përcaktuar dhe i vjen në përputhje me kriteret e vendosura nga qeveria. Synimi është që të mos lejohet që qeverisja e internetit të kalojë nga një dorë, apo nga një agjencia qeveritare, por nga disa.
Shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave, kërcënojnë Ekonominë e Internetit
Siguria në Internet dhe perceptimi se të dhënat personale, aktiviteti ynë online, janë të ekspozuara si ndaj sulmeve nga subjekte jashtë ligjit, ashtu edhe nga agjencitë e inteligjencë, po prodhon efekte të mëdha. Një raport i qeverisë amerikane, bazuar në një sondazh me 41 mijë individë që përdorin Internetin nga shtëpia, konstaton se ka një rënie thelbësore në llojshmërinë e aktiviteteve që kryehn përmes rrjetit.
Eksperimenti kubanez me kufizimin e internetit(video)
Fidel Kastro është një diktator sipas standardeve perëndimore dhe një provë për këtë është përpjekja e regjimit të tij për të kontrolluar informacionin. “Vox.com” shkruan për faktin se Kuba sot është një nga vendet me aksesin më të ulët në internet, vetëm 5% e kubanezëve. Por një rast kuptimplotë flet për nevojën e njerëzve për ta hequr këtë barrierë të shtetit: disa të rinj që dëshironin të luanin online para disa vitesh krijuan një rrjet të vetin përmes isnatlimit kabllor nga shtëpia në shtëpi. Rrjeti është rritur ngadalë dhe sot quhet Street Net: Rruga e Rrejtit dhe ka 10 000 përdoures.