Shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave, kërcënojnë Ekonominë e Internetit
Siguria në Internet dhe perceptimi se të dhënat personale, aktiviteti ynë online, janë të ekspozuara si ndaj sulmeve nga subjekte jashtë ligjit, ashtu edhe nga agjencitë e inteligjencë, po prodhon efekte të mëdha. Një raport i qeverisë amerikane, bazuar në një sondazh me 41 mijë individë që përdorin Internetin nga shtëpia, konstaton se ka një rënie thelbësore në llojshmërinë e aktiviteteve që kryehn përmes rrjetit. “Afërsisht një në dy përdorues thotë se shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë kanë çuar në ndalimin e disa gjërave bazike si postimi në rrjetet sociale, shprehja e opinioneve, deri te blerja e gjërave nga faqet online”, citon raportin gazeta e njohur amerikane “The Washington Post”. Sipas raportit 45% e përdoruesve thonë se ata kanë ndalur së shfrytëzuar anën prakitke të faqeve, për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe privatësinë. Problemi kryesor që perceptohet është vjedhja e të dhënave të identitetit – kjo në çdo 2 nga tre përdorues, ndërkohë që vjedhja e kartave të kredititi apo mashtrimeve bankare shkonte në 50%. Një në çdo pesë përdorues shihte si shqetësim mbledhjen e të dhënave nga qeveria. Raporti konstatoi se vjedhja e të dhënave, apo thyerja e barrierave të sigurisë është në proporcion të drejtë me numrin e pajisjeve që një përdoures ka.
“Për ata që kanë vetëm laptop, pc, apo smartphone, incidentet me sigurinë arrinin në 9%. Kjo shifër trefishohet për përdouresit me të paktën pesë pajisje”, shruan gazeta. Ky është një shqetësim në rritje, që i bazhkohet atij të publikuar nga “Pew Research”, vitin e kaluar, sipas të cilit, ndonëse njerëzit janë shumë të interesuar për të mbrojtur të dhënat dixhitale, kanë shumë pak besim se kjo mund të realizohet.
“Një numër shumë i madh i amerikanëve kanë provuar rrugë të ndryshme për të mbrojtur privatësinë online. Gati 60% e tyre deklaruan se kanë fshirë cookies apo të dhënat e kërkimit në “browser history” dhe gati një në tre përdorues deklaruan se kanë fshirë apo kanë edituar një postim të tyrin online”, vijon raportimin “The Washington Post”.
E gjithë kjo prirje, që ka çuar në ritransferimin e aktiviteteve në rrugët tradicionale, mendohet të ketë shumë pasoja ekonomike e financiare: për bankat sidomos, por edhe për Ekonominë e Internetit në tërësi.
https://www.washingtonpost.com/news/the-switch/wp/2016/05/13/new-governm...
Add new comment