Eksperimenti kubanez me kufizimin e internetit(video)

Postuar në 14 Tetor, 2015 15:12

Fidel Kastro është një diktator sipas standardeve perëndimore dhe një provë për këtë është përpjekja e regjimit të tij për të kontrolluar informacionin. “Vox.com” shkruan për faktin se Kuba sot është një nga vendet me aksesin më të ulët në internet, vetëm 5% e kubanezëve. Por një rast kuptimplotë flet për nevojën e njerëzve për ta hequr këtë barrierë të shtetit: disa të rinj që dëshironin të luanin online para disa vitesh krijuan një rrjet të vetin përmes isnatlimit kabllor nga shtëpia në shtëpi. Rrjeti është rritur ngadalë dhe sot quhet Street Net: Rruga e Rrejtit dhe ka 10 000 përdoures. “Vox.com” vijon më tej duke e cilësuar këtë pretendim për kontroll shprehje të totalitarizmit, por këtu ka një kontradiktë: totalitarizmi kuban po e humbet këtë karakteristikë teksa po përpiqet të përshtatet. P.sh në Kubë sot ka 35 spote që ofrojnë shërbimin ëifi me karta që kushtojnë 1dolla/ora. Jemi në Mesjetë me parametrat e pjesës tjetër të botës. Flitet për kontrollin e informacionit dhe është e perceptueshme mirë se hapja e plotë do të transformonte shumëçka. Pa folur këtu për efektin e mediave sociale që është provuar së fundmi në disa vende. Kastro është në ikje, por shprehitë e regjimit mbeten deri kur kjo të jetë e pamundur.

http://www.vox.com/2015/10/5/9434407/cuba-internet-explained-castro

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.