perdorues
A janë ruajtur të dhënat e Facebook në serverat kinezë?
Indinjatë të madhe ka shkaktuar në Kongresin Amerikan zbulimi se Facebook ka lejuar kompaninë e prodhimit të pajisjeve smartphone "Huawei" të hyjë në të dhënat e përdoruesve.
The New York Times raportoi të dielën se Facebook ka lejuar dhjetra prodhues të pajisjeve smartphone të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre, duke i lejuar këto kompani që të jenë në gjendje të zhvillojnë një aplikacion të Facebook për pajisjet e tyre Android ose Iphone.
Eksperimenti kubanez me kufizimin e internetit(video)
Fidel Kastro është një diktator sipas standardeve perëndimore dhe një provë për këtë është përpjekja e regjimit të tij për të kontrolluar informacionin. “Vox.com” shkruan për faktin se Kuba sot është një nga vendet me aksesin më të ulët në internet, vetëm 5% e kubanezëve. Por një rast kuptimplotë flet për nevojën e njerëzve për ta hequr këtë barrierë të shtetit: disa të rinj që dëshironin të luanin online para disa vitesh krijuan një rrjet të vetin përmes isnatlimit kabllor nga shtëpia në shtëpi. Rrjeti është rritur ngadalë dhe sot quhet Street Net: Rruga e Rrejtit dhe ka 10 000 përdoures.