informaliteti
Legjitimitet, Konsensus apo vetëm Represion?
Shqipëria ndoshta është i vetmi vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron të hyjë në BE, që de facto ka një Parlament të rrëzuar moralisht.
Kundër informalitetit dhe evazionit: 17 mijë bizenese sjellin 0.3% të ardhura shtesë
Aksioni kundër informalitetit dhe evazionit, ka dhënë të një njëtjin produkt të matshëm si ai për energjinë: regjistrimin e biznesit. Apo ndryshe formalizimin dhe futjen në sistem. Bëhet fjalë për 17 mijë biznese të reja të regjistruara, ndërkohë që për vitin 2016 ky numër është 16 mijë. Thënë kjo objektivi i parë i aksionit është që tani i arritur. Problemi mbetet te sasia e parave që do të gjenerojë ky formalizim, krahasuar sigurisht me gropën në të ardhura që u vu re këtë vit.
Haxhinasto nis “luftën” me autobusët. S'ka më tolerim me biletat, do rritet cilësia
Aksioni kundër informalitetit e ka motivuar qeverinë ta luftojë atë në çdo sektor. Ka qenë radha e ministrit Haxhinasto të zbresë në terren për të lajmëmuar kontrollin e dhënies së biletave në transportin publik, i bindur se kjo do të rrisë cilësinë e shërbimit.
Rrëfehet Cani, shikon vetëm suksese dhe i beson FMN-së
Ministri i Financave është i bindur se bashkë me qeverinë kanë ardhur me një mission, të bëjnë shtet dhe këtë thotë se në një fare mënyrë ia kanë arritur falë traditës dhe suksesit në disa reforma kyçe, si ekonomi, shëndetësi, energjetikë e ndarjen administrative. Në një intervistë për Shqiptarja. com ai thotë se qeveria nuk ka dështuar në asnjë nga politikat e saj. “Nuk ka dështime në asnjë nga reformat e ndërmarra. Tashmë suksesi i reformës në energji, në reformën administrative-territoriale, në shëndetësi, etj. janë evidente”-thekson ministri.
Informaliteti, si bëhet evazioni tek të mëdhenjtë me dy bilance
Të ardhurat buxhetore janë në vështirësi me një mungesë 120 milionë USD nga planifikimi vjetor për gjashtëmujorin e parë, në një kohë që ngarkesa fiskale është rritur në 50% në tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin. “Monitor” shkruan se ndërsa rritja e taksave është konsumuar pa dhënë rezultat, ekonomia nuk po rritet me ritmet që priteshin dhe kriza në Greqi ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri, qeverisë nuk i ka mbetur shteg tjetër, veçse t’i drejtohet formalizimit të ekonomisë nëpërmjet një aksioni masiv.
Kur detajet flasin më shumë se shifrat
Ndërsa aksioni kundër informalitetit është në vazhdim e sipër, drejtoresha e Tatimeve Briselda Shehaj ka bërë të ditur shifrat e para që duken inkurajuese. Sipas Shehaj, në këto ditë të para të aksionit kundër informalitetit janë 1 440 subjekte të gjobitura mes të cilave 590 janë konfiskuar.
“Për shkaqe si mungesë kase, nuk lëshon faturë, mallra pa faturë, ndonjë punonjës i paregjistruar kemi deri më tani 1440 subjekte të gjobitura. Ndërsa nga ata të paregjistruar kemi 186, 590 gjithsej kanë pësuar konfiskim malli” deklaroi Shehaj.
Lufta kundër evazionit dhe informalitetit merr vetëm një kuptim: Burg
Tashmë aksioni kundër evazionit dhe informalitetit po njeh vetëm një drejtim: masa të reja penale, ose ndryshe represion. Qeveria ka menduar që edhe për këto dy çështje të adresojë ndryshime në Kodin Pena, duke propozuar burg për ata që fshehin detyrimet tatimore apo mbajnë punonjës të paregjistruar. Situata është me zarar në komedinë që po ofron ky lloj shteti. “Ndryshimet më të forta janë ato në nenin 180 të kodit aktual, i cili flet për fshehjen e detyrimeve tatimore...Me draftin e ri hiqet mundësia e gjobës dhe kjo shkelje do të dënohet automatikisht vetëm me burg, deri në dy vite.
Aksioni kundër informalitetit me efekte negative afatgjata për biznesin
Ridvan Bode mendon se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë. Në një intervistë për “Top Channel” ish-ministri i Financave thotë se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse.
Rama: Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet
Kryeministri ka shpërthyer më në fund, duke vënë pikat mbi (i) për atë çka është pritur të bëhet nga qeveria dhe që sipas tij lidhet me oreksin e madh të popullit për të ndryshuar gjërat në një kohë të shkurtër. Në një takim me përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë, duke iu referuar situatës ekonomike dhe mungesës së të ardhurave në tatime e dogana, kryeministri ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve të qeverisë. “Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet. Ne nuk mund të bëjmë asnjë çudi. Jemi në këmishën e forcës që na mban informaliteti.
Qindarkat për shtetin dhe i ashtuquajturi Revolucion Ekonomik
Tatimet dhe doganat janë sektorët që kanë çaluar më së shumti në performancën ekonomike të qeverisë në këto dy vjet. Gropa e të ardhurave detyroi qeverinë të nisë një aksion kundër informalitetit, që kryeministri Rama nuk ka nguruar ta quajë Revolucion Ekonomik dhe të zbulojë më në fund platformën për nxjerrjen e Shqipërisë nga stërmundimi ekonomik.