Hashim thaçi
Gjykata Kushtetuese në Kosovë i jep të drejtë Thaçit. Mandati për Avdullah Hotin, i ligjshëm
Mediat në Kosovë raportojnë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë presidentit të Republikës, Hashim Thaçi në mandatimin e Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re.
Presidenti i Kosovës distancohet nga (ish) këshilltari i tij: Krimet serbe nuk amnistohen!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se krimet serbe në Kosovë nuk do të amnistohen.
Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ushtria serbe ka dhunuar gra shqiptare. Ata kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Ky është gjenocid i pandëshkuar nga rrafshi ndërkombëtarë. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet si amnisti për gjenocidin. Por nuk do të ketë amnisti, nuk ka paqe pa drejtësi
Kurti: Zgjedhje të reja. Presidenti duhet të zbatojë Kushtetutën, jo ta interpretojë atë!
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur sot kërkesën për zgjehdje të rej pas rrëzimit të qeverisë së tij në Parlament. Përmes një statusi në Facebook, Kurti apelon ndaj Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi që t’u rrijë larg manovrave për krijimin e një qeverie tjetër që nuk e përfshin Vetëvendosjen, pasi një gjë e tillë është antikushtetuese. Më poshtë postimi i Kurtit:
Konstitucionalizëm integral, jo voluntarizëm presidencial
Qeveria e Kosovës nis lëvizjet për shkarkimin e Hashim Thaçit nga detyra e Presidentit
Duket se dhe në Kosovë do të veprohet njësoj si në Shqipëri: presidenti i Republikës do të procedohet nga Parlamenti për t’u shkarkuar. Gazeta “Koha Ditore” “Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, ka konstatuar se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”.
Vetëvendosja nuk vendos dot për kryeministrin
Albin Kurti ka zhvilluar më në fund takimin e shumëpërfolur me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Takimi u përfol se ishte konsultativ, por në finale, pas 15 minutash diskutim të dy janë ndarë. Kreu i Vetëvendosjes ka nxituar të sqarojë natyrën e takimit, duke bërë të qartë se ai shte aty si pasojë e presionit publik.
Thaçi: Taksa 100% ndaj mallrave serbe është e drejtë dhe e ligjshme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur spanjolle, “La Vanguardia” ku ai është pyetur për zhvillimet në rajonit tonë, në Kosovë dhe në krahasim me çështjen e Katalonjës. Ndër të tjera z. Thaçi është pyetur edhe për taksën 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe. Lidhur me këtë argument presidenti i Kosovës është shprehur se:
Nga shkëmbimi i territoreve te "asnjë centimetër ndryshim kufijsh"
Diçka ka ngjarë kohët e fundit me idetë e propaganduar në rreth 1 vit për ndarje kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, apo më tej akoma për shkëmbim territori. Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi mohoi në një intervistë të sotm me revistën gjermane “Der Spiegel” të ketë patur ndonjëherë idenë për shkmbim territori. Sipas tij kjo ide “u krijua ashtu disi”, keqkuptim pas keqkuptimi.
Masakra e Tivarit, Presidenti i Kosovës, asnjë aludim apo akuzë për komunstët e Tiranës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka postuar në profilin e vet në Facebook një status të shkurtër përkujtimor për atë që njihet si Masakra e Tivarit. Ngjarja ndodhi në mars – prill të vitit 1945 kur disa skalione rekrutësh shqiptarë nga Kosova, të shoqëruar nga trupat partizane jugosllave marshuan nga Prizreni në Tivar ku mendohej të stërvitesin dhe të hidheshin në front.
Në Tivar sipas burimeve të ndryshme janë vrarë diku mes 400 – 1700 shqiptarëve, ndërkohë që burime të ndryshme flasin edhe për 4300 të vrarë.
Kush është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo Baton Haxhiu?
Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar edhe Baton Haxhiu. Nisur nga mënyra sesi zoti Haxhiu është sjellë në studio, toni i përdorur, por edhe kredencialet që mori për të treguar kufij dhe harta, mënyrë ndarjeje të tyre, është e vështirë, në mos e pamundur ta cilësosh zotin Haxhiu vetëm si gazetar.
Mitrovica i mbetet Kosovës?
Po po, Mitrovica mbetet në Kosovë.
Hashim Thaçi harron në Prishtinë, Baton Haxhiun, "truprojën analitike" të ndarjes së Kosovës
Sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi vjen në Tiranë për të sqaruar para opinionit të Shqipërisë çështjen e shumëdebatueshme të marrëveshjes me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.