Hashim Thaçi harron në Prishtinë, Baton Haxhiun, "truprojën analitike" të ndarjes së Kosovës
Sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi vjen në Tiranë për të sqaruar para opinionit të Shqipërisë çështjen e shumëdebatueshme të marrëveshjes me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.
Ajo që ka rënë në sy në formatin e emisionit ka qenë mungesa e emisarit dhe entuziastit të ndarjes së Kosovës, Baton Haxhiut, i cili ka qenë në krah të Thaçit për këtë kauzë. Përballë presidentit të Kosovës kanë qenë gazetarët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, dy kundërshtarë më së paku të Thaçit për politikat e veta. Mbetet e paqartë mungesa e truprojës logjike të Thaçit në këtë debat, Baton Haxhiut.
Add new comment