Thaçi: Taksa 100% ndaj mallrave serbe është e drejtë dhe e ligjshme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur spanjolle, “La Vanguardia” ku ai është pyetur për zhvillimet në rajonit tonë, në Kosovë dhe në krahasim me çështjen e Katalonjës. Ndër të tjera z. Thaçi është pyetur edhe për taksën 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe. Lidhur me këtë argument presidenti i Kosovës është shprehur se:
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte nga ana e Serbisë, sepse një dialog vërtet ka kuptim kur ai nuk është i kushtëzuar nga asnjë pjesë. Ky dialog nuk duhet të pengohet nga askush. Tarifat janë vendim i një shteti sovran, ato janë të drejta, legjitime dhe nuk do të anulohen, dhe duhet të respektohen. Këto tarifa nuk duhet të shërbejnë si një justifikim për Serbinë që të mos marrë pjesë, sepse vetëm përmes dialogut mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje reciproke, një marrëveshje ligjërisht detyruese dhe një marrëveshje që mbyll të gjitha çështjet në pritje midis Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk duam ndryshim të kufijve, por hapje sipas modelit evropian, një model me kufij të hapur nën ombrellën euroatlantike. Ne nuk do të biem në grackën e Serbisë që flet për Shqipërinë e Madhe apo Kosovën të madhe. Kosova është një vend Sovran
Taksa e vendosur ndaj mallrave serbe është bërë shkak që Serbia të tërhiqet nga dialogu dypalësh i sponsorizuar nga Bashkimi Europian.
Add new comment