Masakra e Tivarit, Presidenti i Kosovës, asnjë aludim apo akuzë për komunstët e Tiranës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka postuar në profilin e vet në Facebook një status të shkurtër përkujtimor për atë që njihet si Masakra e Tivarit. Ngjarja ndodhi në mars – prill të vitit 1945 kur disa skalione rekrutësh shqiptarë nga Kosova, të shoqëruar nga trupat partizane jugosllave marshuan nga Prizreni në Tivar ku mendohej të stërvitesin dhe të hidheshin në front.
Në Tivar sipas burimeve të ndryshme janë vrarë diku mes 400 – 1700 shqiptarëve, ndërkohë që burime të ndryshme flasin edhe për 4300 të vrarë.
Thaçi në statusin e vet akuzon komunistët jugosllavë si autorë të masakrës, ndërkohë që fajëson komunistët shqiptarë në Kosovë dhe në Tiranë për heshtjen e tyre. Ky qëndrim diferencon nga akuzat e shumta që janë bërë nga përfaqësues të së djathtës zyrtare në Tiranë sipas të cilëve masakra ishte një operacion i parapërgatitur për të cilin kishte dijeni Enver Hoxha. Por edhe Ramiz Alia që ishte i angazhuar askohe në Veri dhe jasntë territorit me forcat partizane shqiptare.
Për masakrën komunistët jugosllavë pranuan versionin se ajo u provokua nga shqiptarët brenda skalioneve që mbërritën në Tivar, ndërkohë që ka qëndrime të ndryshme edhe nëse në përfundimin e saj ndihmoi edhe hakmarrja e serbëve që ishin larguar nga Kosova më herët për shkak të raprezaljeve shqiptare. Një episod tragjik i fundit të Luftës II Botërore në të cilin viktima ishin shqiptarët. Sot mbetet e paqartë nëse Tirana zyrtare kishte dijeni apo jo, por e sigurtë është se në atë kohë komunistët shqiptarë që ishin në qeveri nuk folën dhe për këtë provë është fakti se marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave nuk u cenuan nga masakra, krejt ndryshe nga sa ndodhi në raportet ne Greqinë.
Add new comment