Nga shkëmbimi i territoreve te "asnjë centimetër ndryshim kufijsh"
Diçka ka ngjarë kohët e fundit me idetë e propaganduar në rreth 1 vit për ndarje kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, apo më tej akoma për shkëmbim territori. Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi mohoi në një intervistë të sotm me revistën gjermane “Der Spiegel” të ketë patur ndonjëherë idenë për shkmbim territori. Sipas tij kjo ide “u krijua ashtu disi”, keqkuptim pas keqkuptimi.
Ka pasur shumë keqkuptime. Ne nuk do të pranojmë ndonjë shkëmbim territorial. Unë nuk lejoj ndonjë tregti të tillë. Ne gjithashtu nuk duam që në Kosovë të ketë një Republika Srpska të dytë, dmth. si në Bosnjë, një pjesë të kontrolluar nga Serbia. Kjo mund të ndodhë nëse ne në një farë mënyre i japim veriut një status të veçantë. Kosova është shtet multietnik. Prandaj, nuk do të ketë demarkacione sipas kritereve etnike.
Kjo kurrë nuk ka qenë ide e imja, por ashtu disi u krijua. Sidoqoftë, unë do të doja që zonat e banuara me popullatë shqiptare në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës të jenë më afër Kosovës, përmes kufijve të hapura, por pa ndryshuar kufijtë, madje as një centimetër. Atje shqiptarët diskriminohen nga serbët
ka thënë Thaçi.
Është e pabesueshme dhe absurd të shikosh deklarime të tilla në kohën e internetit. Mund të rendisim linket e mediave që kanë përcjellë qëndrimin e Thaçit pro shkëmbimit të tërritoreve duke e mbrojtur madje këtë ide si mundësi për paqe me Serbinë, njohje dhe më tej akoma për marrrjen e Luginës së Preshevës. Sot z. Thaçi është kategorik: asnjë centimetër lëvizje nga kufiri.
Vetëm në fillim të këtij viti ai mendonte krejt ndryshe, ndërkohë që Gjermania ka qenë përherë kundër idesë në fjalë bashkë me Britaninë e Madhe.
Në nëntor të vitit 2018, z. Thaçi madje përcolli mendimet e veta për një marrëveshje me Serbinë edhe me presidentin rus nga i cili siç tha mori mbështetje. Dialogu me Serbinë ka qenë përherë i mbëshetur mbi këtë ide të propaganduar shumë vitin e fundit duke luajtur jo rrallë edhe me aludimet për mbështetjen amerikane.
Sot e kundërta po ndodh. Çfarë ka ndodhur? Me siguri që detyrimin për ta shpjeguar e ka Baton Haxhiu, gazetari që hiqte vijat në harta në studio televizive dhe informonte shqiptarët se ku do ishte kufiri i ri. Kurajo z. Haxhiu! Nuk është hera e parë që dikush keqpërdor veten deri në këtë pikë.
Add new comment