Presidenti i Kosovës distancohet nga (ish) këshilltari i tij: Krimet serbe nuk amnistohen!

Postuar në 27 Prill, 2020 15:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se krimet serbe në Kosovë nuk do të amnistohen. 

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ushtria serbe ka dhunuar gra shqiptare. Ata kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Ky është gjenocid i pandëshkuar nga rrafshi ndërkombëtarë. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet si amnisti për gjenocidin. Por nuk do të ketë amnisti, nuk ka paqe pa drejtësi

ka thënë ai me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve dhe në 21 vjetorin e masakrës së Mejes. 

Mesazhi i sotshëm është i sofrcuar dhe ngjan më shumë si një distancim nga deklaratat e këshilltarit të tij, Baton Haxhiu, që pak ditë më parë deklaroi se pas 20 vjetësh nuk mund te ketë më gjykime për atë që ka ndodhur në Kosovë.

 

Nuk kuptohet në fakt ky stres i presidentit të Kosovës kur dihet se Haxhiu luan për vemendje dhe prefereon gazetarinë sensacionale pas së cilës spekullohet një ndikim të cilin ai nuk e ka në të vërtetë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.