krimet serbe
Presidenti i Kosovës distancohet nga (ish) këshilltari i tij: Krimet serbe nuk amnistohen!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se krimet serbe në Kosovë nuk do të amnistohen.
Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ushtria serbe ka dhunuar gra shqiptare. Ata kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Ky është gjenocid i pandëshkuar nga rrafshi ndërkombëtarë. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet si amnisti për gjenocidin. Por nuk do të ketë amnisti, nuk ka paqe pa drejtësi