haradinaj

Rama shpall “bashkimin europian” me Kosovën (Video)

Postuar në 27 Shtator, 2017 12:19

Kryeministri Rama priti këtë të mërkurë një delegacion të qeverisë së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në konferencën për shtyp Rama theksoi se nis një etapë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve që do të konkretizohet me lehtësimin e kalimit në kufi, bashkimin doganor dhe atë konsullor sipas një modeli të vendeve të Bashkimit Europian.

Dy qeveritë vendosën  të mbajnë një mbledhje të përbashkët më 27 nëntor në Korçë dhe të kordinojnë punën për vitin e përbashkët të Skënderbeut.

Kur e keqja më e vogël për serbët është Haradinaj

Postuar në 13 Shtator, 2017 13:10

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar para serbëve arsyet pse këshilloi Listën Serbe t’i bashkohet qeverisë së Ramush Haradinajt. Në një konferencë për shtyp edhe pse e quajti Haradinajn kriminel ai la të kuptohet se për serbët ish-komandanti i UÇK-së është e keqja më e vogël në kushtet e një opozite si Vetvendosja që kërkon bashkim me Shqipërinë.

Serbët “dalin kushërinj” me Haradinajn, hyjnë në qeverinë e tij

Postuar në 11 Shtator, 2017 13:23

Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 61 vota nga 120 vende që ka parlamenti i këtij vendi. Ai përfaqëson koalicionin e drejtuar nga PDK dhe partia e tij, Ardhmëria për Kosovën, krahas Nismës dhe partisë së Behgjet Pacollit që do të jetë zv.kryministër.

Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk morën pjesë në votim duke u vetëpërcaktuar si opozita e re e qeverisë që do të drejtohet nga i gjithë establishmenti i luftës së vitit 1999.  

Haradinaj drejt rikthimit si kryeministër i Kosovës

Postuar në 07 Shtator, 2017 16:55

Ramush Haradinaj është drejt emërimit për herë të dytë si kryeministër i Kosovës. Ish-kreu i UÇK-së, u mandatua nga Presidenti Hashim Thaçi për të formuar qeverinë e re, pas marrëveshjes së arritur me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Listën Serbe për ndarjen e posteve në kabinetit qeveritar. Thaçi postoi një foto të takimit me Haradinajn dhe tekstin e mandatimit të tij.

Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët

Postuar në 05 Shtator, 2017 17:23

Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit  PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.

Haradinaj i fton të gjithë në qeveri

Postuar në 15 Qershor, 2017 10:47

Kosova doli me një votë të fragmentuar nga zgjedhjet e së dielës, ku asnjë prej partive apo koalicioneve nuk bën dot qeverinë e vetme. Në këto kushte zgjidhjet që ofrohen nga ata që mund të quhen fitues orientohen drejt konjukturave që kanë për qëllim marrjen e pushtetit dhe ndarjen e pushtetit edhe me ata që mund të quhen kundërshtarë. Kështu kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Europa e Lirë i fton të gjithë të bëhen pjesë e qeverisë, duke nisur nga koalicioni kundërshtar i udhëhequr nga LDK, Lëvizja Vetendosje dhe Lista Serbe.

Treni i kthyer mbrapsht, Serbia e cilëson çështje të sigurisë kombëtare

Postuar në 15 Janar, 2017 12:00

Pas incidentit me trenin e ndaluar në Rashkë, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ndërtesën e ushtrisë. 

Mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”, një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte”, raporton “Koha Ditore”. 

Beogradi zyrtar: Lirimi i Haradinajt i influencuar nga BE-ja

Postuar në 13 Janar, 2017 11:03

Lirimi i Ramush Haradinajt, ndonëse me kusht, ka vënë në lëvizje drejtuesit politikë serbë. Mediat bëjnë me dije se kryeministri i vendit Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar një mbledhje të posaçme të qeverisë për “të marrë një vendim” rreth kësaj çështjeje. Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë ende, por duket se Serbia po lëviz drejt adoptimit të kartës Haradinaj dhe kartës së krimeve, si kushtëzim për negocimet me BE-në dhe dialogun me Kosovën.

Çështja “Haradinaj”, mediat serbe flasin “për evidenca të reja”

Postuar në 11 Janar, 2017 14:53

Beogradi zyrtar duket i vendosur të çojë përpara axhendën e vet politike me kërkesën për eksradim të Ramush Haradinajt.Televizioni N1, raporton se Prokuroria serbe ka të dhëna të reja për krimet e Haradinajt, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Agjencia “B92” shton se prokuroria serbe do t’i dërgojë materialet për Haradinajn në Gjykatën franceze sapo ato të jenë përkthyer, ndërkohë që pardje, lidhur po me këtë çështje, ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiç, foli për sulme të mundshme ndaj ambasadave serbe në Europë.

BE-ja e shqetësuar për Haradinajn, por asnjë vërejtje Serbisë

Postuar në 09 Janar, 2017 21:14

Arrestimi i Haradinaj nuk ndihmon klimën e favorshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mesazh erdhi së pari nga përfaqësuesja e shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini gjatë debatit të zhvilluar mbi rezolutën për Serbinë në  Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian, ku në fakt Beogradit nuk i vihet asnjë pengesë për integrimin në BE pavarësisht urdhër-arresteve që ka në fuqi.

Pages

Subscribe to RSS - haradinaj