Beogradi zyrtar: Lirimi i Haradinajt i influencuar nga BE-ja

Postuar në 13 Janar, 2017 11:03

Lirimi i Ramush Haradinajt, ndonëse me kusht, ka vënë në lëvizje drejtuesit politikë serbë. Mediat bëjnë me dije se kryeministri i vendit Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar një mbledhje të posaçme të qeverisë për “të marrë një vendim” rreth kësaj çështjeje. Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë ende, por duket se Serbia po lëviz drejt adoptimit të kartës Haradinaj dhe kartës së krimeve, si kushtëzim për negocimet me BE-në dhe dialogun me Kosovën.

Një tjetër sinjal ka ardhur nga presidenti serb. Tomislav Nikoliç, i cili akuzoi hapur Bashkimin Europian për influencim të vendimit të gjykatës franceze. Duket se Beogradi po e projekton rastin në fjalë si një sebep në raportet me BE-në, duke paralajmëruar në mënyrë të vagullt përballje të vështira. Dihet se asnjë zyrtar i BE-së nuk mund të diskutojë për vendimet e gjykatave, kështu që politizimi I çështjes, pas vendimit, do të thotë thjesht tension.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=01&dd=13&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.