Beogradi

"Ryanair" ndërpret fluturimet nga Beogradi: Shumë shtrenjtë dhe aeroport në gjendje të keqe

Postuar në 10 Janar, 2025 13:53

Një ndër drejtuesit e komapnisë së njohur ajrore, “Ryanair”, Jason McGunness, ka kritikuar hapur cilësinë e shërbimebe në aeroportin e Beogradit, “Nilola Tesla” duke shtuar se pjesë e problemit është koncesionari francez, “VINCI” që sipas tij, nuk do të dijë për gjendjen aktuale.

Mos lejoni koncesionarët e huaj të menaxhojnë aeroportet tuaja sepse atyre u intereson vetëm fitimi. Nuk duan të dinë për zhvillimin e aeroportit, biznesin apo krijimin e vendeve të punës

Nuk ka tryezë trepalëshe në Bruksel për dialogun Prishtinë-Beograd

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 16:47

BE do të vijojë të ndërmjetësojë dialogun Prishtinë-Beograd, por në takime të veçanta. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak konfirmoi se diskutimet e ardhshme në Bruksel do të bëhen veçmas me kryenegociatorin e Beogradit dhe veçmas me atë të Prishtinës.

Lajmi te qëndrimet e Vjosa Osmanit në Bruksel

Postuar në 17 Qershor, 2023 15:09

Ka qarkulluar sot një lajm mbi qëndrimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me korrespondentë politikë në Bruksel, sipas të cilit ajo shfaqet me një ton pajtes me faktorin ndërkombëtar perëndimor. 

Formula Chollet

Postuar në 15 Janar, 2023 17:10

 Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” raporton mbi atë që quhet propozimi “Chollet” për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me vizitën e këshilltarit amerikan në rajon kohët e fundit. Ky konsiderohet niveli më i lartë i presionit ndaj të dy vendeve që janë përfshirë në një proces dialogu që vazhdon prej vitesh. E ashtuquajtura formula “Chollet” konsiston në:

Serbia afirmohet si aktori kryesor në rajon për Rusinë dhe Perëndimin

Postuar në 08 Qershor, 2022 14:55

Në Serbi po diskutohet me intensitet vizita e pritshme e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që pritet të ketë një fokus mbi marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën. Presidenti serb, Vuçiç, bëri të qartë dy ditë më parë se pavarësisht mesazheve jo të lehta që priten nga vizita e Scholz, Serbia duhet të jetë mirënjohëse ndaj Gjermanisë, por edhe të mbajë parasysh se investimet gjermane punësojnë 77 mijë njerëz në Serbi.

Për analistët serbë, mesazhet e Scholz janë realisht sfiduese, por në politikë nuk duhet patur frikë.

Lajçak paralajmëron arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit

Postuar në 23 Shkurt, 2022 16:25

I dërguari Special i BE-së Miroslav Lajçak ka njoftuar arritjen e marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit për disa çështje që ndajnë të dyja vendet.

Pas 11 orësh negociatash intensive dje ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje mbi disa dokumente. Por siç ndodh shpesh, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon

njofton në tuiter Lajçak.

Kriza pozitive mes Prishtinës dhe Serbisë

Postuar në 25 Shtator, 2021 13:46

Kriza e re, artificiale mes Kosovës dhe Serbisë, ka riaktivizuar teatrin e njohur të krekosjes me armë dhe luftë nga individë që për të përdorur një shprehje figurative “janë farë e përhapur në rajonin tonë”. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka dalë në televizionin serb, PRVA për të deklaruar se Prishtina po nis luftën.

Duhen dy për paqen dhe për të nisur luftën mjafon një budalla dhe kam frikë se kemi një budalla në anën tjetër, ai është në Prishtinë, të cilit i përkon emri Kurti

Koordinimi antiserb Beograd-Tiranë në vitet 1966-1969*

Postuar në 13 Shkurt, 2021 21:20

Punimi më poshtë ka për autor Igor Vukadinoviç nga Akademia Serbe e Shkencave. Ai mbulon një periudhë historike në raportet mes Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Josip Broz Titos. Autori mbron tezën se zgjerimi i të drejtave të Kosovës dhe për shqiptarët e Kosovës u përpunua si një ide anti-serbe nga klani Tito-Kardel-Bakariç, pas nxjerrjes nga skena të politikanit serb Aleksandër Rankoviç.

Hijet dhe kapriçot e Beogradit*

Postuar në 06 Nëntor, 2020 01:14

 

Nëse ndodhesh në Beograd në një ditë të vranët, e ke të pamundur të dallosh shkrirjen e këtij qyteti me qiellin. Labirinthi i fasadave gri të huton dhe të kuturis njëkohësisht. Një mori ndërtesash janë lyer në gri me hije të ndryshme dhe shumica në nevojë restaurimi. Paradoksalisht, kryeqyteti i vetëm i Bardhë në botë, që do të thotë fjalë për fjalë "Qyteti i Bardhë", është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Serbisë me një popullsi rreth 2 milion banorë dhe ndodhet aty ku lumi Danub takon lumin Sava dhe ku Rrafshi i Panonit takon Ballkanin.

Beogradi i ri, një udhëtim në arkitekturën komuniste (FOTO)

Postuar në 26 Tetor, 2020 12:22

Në vjeshtën e 2014-s, Piotr Bednarski, fotograf i arkitekturës, që jeton në Varshavë, vizitoi komunën e Novi Beograd (Beogradi i Ri), një miniqytet i planifikuar i ndërtuar në 1948 dhe njëkohësisht një nga 17 komunat e kryeqytetit serb. Atje, Bednarski ra në dashuri me arkitekturën gri të epokës komuniste. Ai shkruan:

Pages

Subscribe to RSS - Beogradi