Beogradi i ri, një udhëtim në arkitekturën komuniste (FOTO)
Në vjeshtën e 2014-s, Piotr Bednarski, fotograf i arkitekturës, që jeton në Varshavë, vizitoi komunën e Novi Beograd (Beogradi i Ri), një miniqytet i planifikuar i ndërtuar në 1948 dhe njëkohësisht një nga 17 komunat e kryeqytetit serb. Atje, Bednarski ra në dashuri me arkitekturën gri të epokës komuniste. Ai shkruan:
“Në Varshavë, nga jam, shumica e komplekseve të banimit nga epoka komuniste [janë kthyer] në blloqe moderne shumëngjyrëshe… Duke parë arkitekturën e ngjeshur, të papërpunuar dhe moderniste m’u rikthye atmosfera e fëmijërisë, që më bëri të bie në dashuri me lagjen Novi. Atje pashë njerëz me prejardhje të ndryshme shoqërore që jetonin paqësisht në një vend”.
Që nga ai udhëtim, Piotr e ka vizituar disa herë Beogradin, të cilin e ka fiksuar në detajet e tij, që nga ndërtesat në formë kaskade, skica rrugësh, si dhe pamje nga brenda apartamenteve.
Add new comment