haradinaj
Haradinaj ka nevojë vetëm për pak kohë...
Politika amerikane në rajonin e Ballkanit Perëndimor është vendosur së fundmi para sfidave që mund të çojnë në disa zhvillime. Së pari, SHBA nuk e kishte parashikuar këtë rezistencë nga qeveria e Kosovës për çështjen e tarfiës ndaj mallarave serbe, nisur nga investimi themelor amerikan në krijimin e këtij shteti.
Vendim politik i AAK-së: Taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet. Haradinaj: Rama të shohë Shqipërinë
Njoftimin e përcjell kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook. Ky është një vendim politik që duket se mbyll çdo diskutim të mëtejshëm mbi heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, përderisa kryeministri është mandatuar nga partia e tij të mos lëshojë në këtë drejtim.
Haradinaj nuk tërhiqet. "Taksa do të mbesë deri në njohje"
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket i vendosur që të mos e heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, pavarësisht presionit të hapur amerikan dhe atij të BE-së. Sipas Haradinajt taksa nuk është vendosur kundër interesave amerikane, por atyre ruse dhe serbe meqenëse ka qenë Rusia dhe Serbia që kanë punuar që të tërhiqen njohjet për Kosovën.
Fundi i politikës moralizuese të SHBA-së
Ramush Haradinaj duket se ka kapërcyer krizën eventuale qeverisëse teksa pas një takimi me partnerët e vet në koalicion, Fatmir Limaj të Nismës, Kadri Veselin e PDK-së dhe Behgjet Pacollit të Aleancës Kosova e Re, qeveria e tij ka shpërndarë një njoftim në të cilin theksohet zotimi për të mbajtur qëndrime të unifikuara.
Shqiptarët shesin Haradinajn për të mbajtur Vuçiçin
Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës
Këtë titull e sheh tashmë në faqet online shqip, që i mëshojnë një ideje që e kërkon shkakun e krizës politike në Kosovë te vendimi i qeverisë së z. Haradinaj për vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe.
Haradinaj: Na kanë kërkuar të lëshojmë Veriun
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se po mbetet një ndër të paktët zëra që deklaron se është për ruajtjen e tërësisë tokësore të Kosovës. Në Tiranë dhe në Prishtin, të gjithë duket se janë dakord për shkëmbim territori dhe në këtë garë për t’ia pagëzuar edhe shekullin e 21-të me poshtërim shqiptarëve është edhe komuniteti ndërkombëtar.
Pranon publikisht se është pro idesë së ndarjes së Kosovës
Qeveria shqiptare e Edi Ramës deklarohet zyrtarisht pro opsioneve për një ndarje, shkëmbim territori, apo korrigjim të kufirit të Kosovës. Në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, Edi Rama, është fshehur pas këtij qëndrimi:
Politika e Haradinajt ekspozon mashtrimet e Thaçit për forcën e Serbisë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duket se ka mbetur vetëm në përballjen e tij me kërkesën absurde që i është vënë në tavolinë qeverisë së tij për heqjen në mënyrë të pakushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Dështon pazari i ofruar nga BE për Kosovën
Në Bruksel dështoi një tentativë e shefes së Bashkimit Europoian Federica Mogherini për të bindur Prishtinën të anullojë tarifën doganore për mallrat serbe. Mediat raportojnë se në përfundim të takimit të radhës të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian u anulua një konference e përbashkët e shefes së politikës së politikës së Jashtme Federica Mogherini me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tallet me Thaçin (Video)
“Ju shpreh ngushëllimet e mia për këtë idenë e territoreve që besoj se ka vdek”. Ky është kapaku Haradinaj i vuri me nota tallëse idesë së Presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.