Dështon pazari i ofruar nga BE për Kosovën
Në Bruksel dështoi një tentativë e shefes së Bashkimit Europoian Federica Mogherini për të bindur Prishtinën të anullojë tarifën doganore për mallrat serbe. Mediat raportojnë se në përfundim të takimit të radhës të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian u anulua një konference e përbashkët e shefes së politikës së politikës së Jashtme Federica Mogherini me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një një komunikatë pas takimit Bashkimi Evropian kritikoi ashpër tarifat e vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe dhe nguli këmbë në heqjen e menjëhershme të tyre.
Në këmbim të heqjes së tarifafve, Mogherini dhe dy komisionarë të saj kishin ofruar vënien e emrit të Kosovës në vend të atij të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Marrëveshjen për tregti të lirë në Evropën Qendrore, të njohur si CEFTA. Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar kërkesën që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të vazhdojnë, por me një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara.
"Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes evropiane"- thuhet në fjalimin që kryeministri Haradinaj ka mbajtur në takim e të cilin ai e shpërndau në rrjetin social facebook.
Add new comment