Haradinaj nuk tërhiqet. "Taksa do të mbesë deri në njohje"
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket i vendosur që të mos e heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, pavarësisht presionit të hapur amerikan dhe atij të BE-së. Sipas Haradinajt taksa nuk është vendosur kundër interesave amerikane, por atyre ruse dhe serbe meqenëse ka qenë Rusia dhe Serbia që kanë punuar që të tërhiqen njohjet për Kosovën.
Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por Rusisë. Rusia dhe Serbia ka punuar që të na tërheqë njohjet, me para. Taksa do të mbesë deri në njohje. Pse duhet të ekzistojë taksa deri në njohje – sepse nuk është lehte të hash mallin e atij që na ka vra mirëpo kur na thuhet që të japim diçka për njohje, për çka po flitet më? Tokë kemi dhënë boll nëpër shekuj – nuk do të japim më asnjë pëllëmbë toke
tha Haradinaj gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës.
Add new comment