Shqiptarët shesin Haradinajn për të mbajtur Vuçiçin
Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës
Këtë titull e sheh tashmë në faqet online shqip, që i mëshojnë një ideje që e kërkon shkakun e krizës politike në Kosovë te vendimi i qeverisë së z. Haradinaj për vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe.
Serbia pra dhe vajtimi i saj ndërkombëtar, që vazhdon prej më shumë se 100 vjetësh, bashkë me vrasjet e fëmijëve, grave dhe pleqve, tipar dallues nacional i saj, po përcakton edhe njëherë stabilitetin e një qeverie shqiptare. Ndodh kjo për arsye që janë të qarta: ne të keqen e kemi brenda. E kemi mes nesh dhe ajo paraqitet me arsyetime dhe pushtet, është në Tiranë, në qeverinë e Shqipërisë. Në Prishtinë te presidenti i Kosovës.
Serbia luan fijet e të huajve duke kërkuar viktimën e radhës që është qeveria e Kosovës. Por këta filoamerikanë me kombësi shqiptare që rendin kaq kollaj nga një pabesi në tjetrën, vetëm e vetëm për të blerë karrigen e tyre, në të vërtetë e kanë të qartë se tarifa përcakton mbijetesën e qeverisë, por jo të Haradinajt. Që në këtë rast ngjan se është zëdhënës jo i vetes, por i një pjese të opinionit shqiptar të cilin e kanë lënë në baltë patriotët largpamës të tipit Rama-Thaçi.
Sillet si argument gogoli amerikan. SHBA kështu e SHBA ashtu. Pritet një telefonatë nga Boltoni, një letër nga Trump. Gjumi s’të zë sikur të kesh ditën mbushur me këto zhvillime.
Por ato nuk impresionojnë më. Sepse hajdutët e Tiranës dhe të Prishtinës në fakt nuk lënë vend që shqiptari të çuditet më. Sa për z. Haradinaj ai le të shohë nga precedent i z. Lulzim Basha, i cili na tha se paktin me Edi Ramën në maj të vitit 2017 e bëra se ma kërkuan amerikanët.
Sot Basha po vjen vërdallë si pordha nëpër brekë, me sjelljen e ministrit për Opozitën sepse eci me fjalë amerikanësh. Të cilëve aq u bën se çfarë ndodh pas. Në këtë kuptim përballja me SHBA e z. Haradinaj është ndër më të shëndetshmet për politikën shqiptare.
Sot disa media në Tiranë përhapën fjalën se Bolton do marrë në telefon edhe Edi Ramën. I cili po vuan vetminë e atij që nuk e begenis më kush. Atij i duhet një telefonatë që t’u thotë shqiptarëve që ja mua më merr dikush. Është një iluzion i pashkëputur kjo varësi e pushtetit nga fjalë ambasadorësh, ndërkohë që këta të fundit janë të vetmit që nuk shohin te pushtetarët e Tiranës, hajdutin dhe banditin. Kujt I duhet pra kjo Amerikë që investon te korrupsioni si model stabiliteti?
Comments
Humbje Kohe
Shkrimi shume i sakte, por vazhdon te mos preket thelbi i problemit!
Populli shqiptar ne masen me te madhe, ndjehet nje turme nomade, pa atdhe!!!!
Kurre nuk do e kisha besu qe shqiptaret e Dardanise, harxhojne dhjetera milion euro me malla serbe,,,! Thjesht e pabesueshme...
Shqipfolesit jane thjesht nje turme pa koke, sa per sot...
Po te ishim komb nuk ka nevoje kerkush me vu taksa seribijes, gerqijes e rusise!
Por shumica e shqipfolesve nuk meriton asgje te mire.
Kahere ka ardh koha me heq shqiponjen nga flamuri dhe me vu pulen me dy koka!
Ramushi nuk eshte me mire
Tarifa 100% i duhet Ramoshit si karte "patriotike" ne zgjedhjet qe nuk jane large. Te mos harrojme se ishte Ramushi ai qe shiti qindra hektare toke ne Mal te Zi per kolltukun e tij me bindje vetjake per nanen Amerike, sic e therrasin kosovaret, dhe bejne mire se pa ameriken ata sikurse edhe Tajvani ne oqeanin kinez nuk do te ishin shtet.
Kjo Tarife na kujton kohen e Enverit kur Partia na mesonte qe te hanim bar e doren te mos ia shtrinim armikut. Te njejten gje beriedhe sot Enver Hoxha i kosoves dhe Ramushi e nigjoj. Me e cuditshmja eshte se edhe sot, sikur atehere qe plani i vitit tejkalohej dhe permbushej mbi 100%, ne Kosove prodhimet vendore u rriten brenda muajit me mbi 100%.
Kosovaret i besojne ketyre rrenave per hir te dashurise qe i ka kapluar per Ramushin trim dhe sypatrembur.
Kur ne shqiptaret vuanim dhe e kishim mishin me tallona, doli nje lajm i trilluar se enveri ishte ngjallur per se vdekuri dhe i kishte thene ushtarit qe bente roje tek varri i tij se, Imperialistet po donin te na helmonin dhe mishi i6importuuar duhej kthyer mbrapsht, dhe Partia keshtu beri, populli jetoi pa mish per vite te tera.
Sot ne Kosove lajmi se "Serbia ish tuj na helmu" ka marrur dhene.
Te mos e zgjas, kur nuk ke mundesi te ndertosh shtepi dhe kete te fundit ta ben dikush, pranoje ashtu qysh ta bejne. Edhe, Kosoven nuk e cliroi Ramushi por amerika.
Add new comment