gjykata

Gjykata e Parisit dënon gjigantin francez të farmaceutikës, Sanofi

Postuar në 05 Janar, 2022 15:18

Gjykata e Parisit i ka dhënë të drejtë një shoqate pacientësh, duke dënuar me dëmshpërblim gjigantin francez të farmaceutikës, Sanofi. Kjo e fundit u hodh në gjyq në vitin 2020, nga Shoqata e Prindërve të Fëmijëve që vuajnë nga Sindroma Antikonvulsant (Apesac).  

Ilaçi antiepileptik Depakine, i prodhuar nga Sanofi, mendohet të jetë bërë shkak për keqformimet dhe vonesat e zhvillimit te fëmijët, nënat e të cilëve e kanë marrë trajtimin gjatë shtatzënisë.

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 19:59

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, pasi një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gjeorgjiani me etni çeçene në një park të Berlinit në vitin 2019. Vendimi për dëbimin erdhi pasi gjykata konkludoi se vrasja ishte kryer me urdhër të Moskës, raporton France 24.

Britani, gjykata sanksionon: Blerja e "Chelsea" nuk u bë nën direktivat e Kremlinit

Postuar në 24 Nëntor, 2021 16:06

Një gjykatë britanike ka gjetur si të pambështetura pretendimet e publikuara në librin e gazetares Catherine Belton sipas të cilave miliarderi rus, Roman Abramovich u urdhërua nga Kremlini për të blerë klubin e futbollit “Chelsea”. Libri u publikua në vitin 2020 dhe ai ka në qendër ngritjen në pushtet të Putin, rrethin e tij të bashkëpunëtorëve nga KGB-ja dhe pasurimi pas vitit 1999.

Google humb në apel, gjoba e BE-së mbetet në fuqi

Postuar në 10 Nëntor, 2021 12:51

Gjykata e dytë më e lartë në Europë hodhi poshtë apelin e Google ndaj vendimit antitrust të BE-së, e cila e ka dënuar gjigantin amerikan të teknologjisë me një gjobë prej 2.42 miliardë euro. Komisionerja për konkurrencën në BE, Margrethe Vestager, vendosi një gjobë për motorin më të përdorur të kërkimit në internet në botë për shkelje të konkurrencës.

Gjykata bllokon urdhrin e Biden për vaksinimin e detyrueshëm

Postuar në 07 Nëntor, 2021 15:05

Gjykata e Apelit në SHBA ka bllokuar urdhrin e presidentit Biden, sipas të cilit punonjësit e kompanive me mbi 100 pjesëtarë stafi duhej të vaksinohen detyrimisht ose t’u nënshtrohen testeve javore dhe të mbajnë maska.

Jeff Landry, prokurori i përgjithshëm republikan i Luizianës, tha se vendimi i gjykatës e pengon presidentin Biden të "çojë përpara tejkalimin e kompetencave”.

Mosmarrëveshjet për detin, refuzohet njohja e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Postuar në 16 Tetor, 2021 00:57

Kenia dhe Somalia janë duke provokuar një precedent me pasoja lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit.

Britani e Madhe/Gjykata pezullon projektin e tunelit nën Stonehenge

Postuar në 31 Korrik, 2021 14:05

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur të pezullojë ndërtimin e një tuneli 3.2 km nën sitin e njohur arkeologjik të Stonehenge.

Gjykata Europiane: Shkeljet e kompanive të teknologjisë trajtohen me legjislacionin e brendshëm

Postuar në 15 Qershor, 2021 16:29

Gjykata Europiane e Drejtësisë (CJEU) u jep mbikëqyrësve kombëtarë të të dhënave të drejtën për të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj gjigantëve të teknologjisë, nëse vërejnë shkelje.

Vendimi i publikuar sot u jep vendeve të BE-së të drejtën t’u kërkojnë llogari këtyre kompanive, pavarësisht se ato mund të mos kenë në to selinë qendrore.

Një drejtori dhe dy gjykata injorojnë Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 01 Prill, 2021 23:13

Në Fletoren Zyrtare është botuar së fundmi një vendim i Gjykatës Kushtetuese i datës 4 mars 2021 që është disi atipik nisur nga lloji i vëmendjes që i kushtohet në media kësaj gjykate. Ankues është një subjekt juridik, shoqëria “Top-AlB Konfeksion” që ka kërkuar në objektin e ankimit shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

Greqi, Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale

Postuar në 07 Tetor, 2020 12:27

Agimi i Artë është që nga sot një organizatë kriminale. Këtë ka vendosur një gjykatë greke pas një gjykimi prej 5 vjetësh sipas të cilës edhe drejtuesit kryesorë të saj përfshihen në akuzën e drejtimit të një organizate kriminale.

Në proces janë gjykuar 68 persona, mes të cilëve 18 ish-deputetë për katër akuza: vrasja me thikë e këngëtarit Pavlos Fyssas, sulmi mbi emigrantë, sulmi mbi aktivistë të së majtës dhe akuza për struturim kriminal.

Pages

Subscribe to RSS - gjykata