Greqi, Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/10/121036770_1078276139282883_8513147277348726670_o_2020_10_07_12.jpg?itok=HFr93c9X)
Agimi i Artë është që nga sot një organizatë kriminale. Këtë ka vendosur një gjykatë greke pas një gjykimi prej 5 vjetësh sipas të cilës edhe drejtuesit kryesorë të saj përfshihen në akuzën e drejtimit të një organizate kriminale.
Në proces janë gjykuar 68 persona, mes të cilëve 18 ish-deputetë për katër akuza: vrasja me thikë e këngëtarit Pavlos Fyssas, sulmi mbi emigrantë, sulmi mbi aktivistë të së majtës dhe akuza për struturim kriminal.
Gjykata gjeti fajtori Giorgios Roupakias, vrasësi i Fyssas, ndërkohë që kreu i partisë, Michaloliakos dhe 17 ish-deputetë u dënuan me 10 vjet burg për drejtim të një organiuzate kriminale.
Seanca është shoqëruar me protesta dhe masa të forta sigurie të garantuara nga 2000 policë.
Add new comment