Gjykata Kushtetuese
Lëvizja më e zgjuar e Nishanit. Zyrtarizoi kërkesën të shtunën, e cila nuk është protokolluar akoma në Gjykatën Kushtetuese
Top-Channel raporton sot se kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ka mbërritur akoma në këtë fundit. Pra ajo nuk është protokolluar, duke na zbuluar kështu inteligjencën e Bujar Nishanit, se përse e publikoi kërkesën e tij ditën e shtunë. Nëse kërkesa depozitohet të hënën, atëherë Gjykata do të duhet të mblidhet sa më shpejt për të vendosur për interpretimin e një çështjeje që është zgjidhur nga vetë praktika e punës që edhe Bujar Nishani ndër të tjerë ka vendosur ndër vite për këtë çështje.
A po shkon Presidenti shkon drejt shkeljes së Kushtetutës për afatin e emërimit të një ministri?
Presidenti i Republikës nuk do të dekretojë emërimin e Arben Ahmetajt në detyrën e ministrit të Financave dhe të Milva Ikonomit në detyrën e ministrit të Ekonomisë, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Këtë e raporton Tv Klan, që ka burime të mjaftueshme në Presidencë. “Presidenti i Republikës nuk do t’i dekretojë emërimet e Arben Ahmetajt dhe Milva Ekonomit në Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë.
Po nëse Cani jep dorëheqje, apo deklarohet i pamundur për të vazhduar detyrën?
Kërkesa e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e nenit 98, pika 1 të Kushtetutës për dekretimin e dy ministrave, duket se ka brenda natyrë spekuluese dhe bazohet në sofizëm.
Presidenti krijon krizën: Kërkon interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretet e dy ministrave
Sot presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 98, pika 1 të Kushtetutës. Gjithçka për të kuptuar rolin e tij në procesin e emërimit të dy ministrave, proces që e ka bërë disda herë pa asnjë problem të këtillë. Me këtë rast, çdo koment është i kotë, pasi “loja” e Bujar Nishanit nuk është loja e Bujar Nishanit. Ajo është zbatim i “betejës për emërimin e Arben Ahmetajt” që paralajmëroi Lulzim Basha, por që duket qartë se dora e kujt është.
PD, thirrje Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës
Partia Demokratike dha sot një shfaqje të arrogancës së saj me sistemin e drejtësisë, kulturë që ka shoqëruar klasën politike këto 25 vjet. Deputeti Eduard Halimi, i cili udhëheq grupin demokrat të reformës në drejtësi kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koço Kokedhima, i cili sipas opozitës është në 150 shkelje të ligjit themelor, duke përfituar fonde publike me biznesin e tij. "Nën presionin e Edi Ramës, vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv.
Presidenti vihet në lëvizje kundër mazhorancës. Çon në Kushtetuese ligjin e pronave
Presidenti i Republikës ka deklaruar se do të çojë në Gjyaktën Kushtetuese ligjin e ri të pronave. Kjo iniciativë e kreut të shtetit vjen dy ditë pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e tij për rishqyrtim të ligjit. Shumica nuk i ndryshoi asnjë nen ligjit në fjalë që është debatuar shumë që nga propozimi i tij.
Qeveri të plotfuqishme. Një shembull i ngjashëm me Shqipërinë në Poloni
Parlamenti i Polonisë ka miratuar së fundmi një ligj që ndryshon disa aspekte të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Siç njofton “Euobserver” ligji i ri detyron shumicë të cilësuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në ndryshim nga sa është sot, ku vendimet merren me shumicë të thjeshtë. Po kështu parashikohet që të zgjatet në tre ose gjashtë muaj nga dy javë që është sot, afati brenda të cilit Gjykata duhet të shprehet për një çështje që është kërkuar nga pal të ndryshme.
Shkrepje bosh nga qeveria. Gjykata Kushtetuese rrëzon nismën e Tahirit për armëmbajtjen pa leje
Nismat e vitit të kaluar të Ministrisë së Brendshme për të ashpërsuar dënimin e personave që arrestohen për veprat penale të armëmbajtjes pa leje, cilësohen si antikushtetuese. Është ky vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzon në këtë mënyrë qeverinë për shtimin e masës së dënimit për rastet e mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivit nga 5-8 vjet burgim dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet burgim, kur eksplozivi mbahet, transportohet për qëllime kriminale.
Ndalimi i një partie: Rasti i Partisë Nacionaldemokrate të Gjermanisë
Gjykata Kushtetuese Gjermane është ajo që do ta marrë tani vendimin. Mundësisht një vendim sa më përfundimtar dhe të pakontestueshëm. Pengesat për të ndaluar një parti në Gjermani janë të larta. Asnjë ministër, asnjë parti në Bundestag nuk lejohet ta ndalojë pa e zgjatur një parti tjetër.