Lëvizja më e zgjuar e Nishanit. Zyrtarizoi kërkesën të shtunën, e cila nuk është protokolluar akoma në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 21 Shkurt, 2016 19:50

Top-Channel raporton sot se kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ka mbërritur akoma në këtë fundit. Pra ajo nuk është protokolluar, duke na zbuluar kështu inteligjencën e Bujar Nishanit, se përse e publikoi kërkesën e tij ditën e shtunë. Nëse kërkesa depozitohet të hënën, atëherë Gjykata  do të duhet të mblidhet sa më shpejt për të vendosur për interpretimin e një çështjeje që është zgjidhur nga vetë praktika e punës që edhe Bujar Nishani ndër të tjerë ka vendosur ndër vite për këtë çështje. Gjithsesi së fundmi po sillet në vëmendje se në vitin 2002 është diskutuar një rast i ngjashëm, kur kryetar i kësaj gjykate ishte Fehmi Abdiu. “Një ngërç politik kur Kuvendi nuk po kalonte dekretet e shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave dhe për këtë arsye u kërkua që të votohej veçmas programi i qeverisë dhe Kryeministri.  Çështja ju kërkua Gjykatës Kushtetuese ta zgjidhte dhe brenda 24 orëve gjykata vendosi duke evituar një krizë të thellë shtetërore”, raporton TCh.  Presidenti ka menduar gjatë kësaj radhe, foli të shtunën, priti të djelën kur Gjykata është pushim dhe me sa duket, njësoj si në rastin e vizitës së Kerryt, kur pa asnjë fije dinjiteti priti te shkallët për vetëm 4 minuta një zyrtar me status më të ulët protokollar se ai, edhe kësaj radhe po i "bie qemanes për të argëtuar të tjerë".  

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320066&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.