Gjykata Kushtetuese

Avokati italian i Rroshit paralajmëron ankimimin në Kushtetuese të Ligjit të Dekriminalizimit

Postuar në 15 Qershor, 2016 17:48

Elvis Rroshi i ndodhur në gjendje arresti pas akuzave për falsifikim të formularit të dekriminalizimit do të tentojë një rrugë të tërthortë për t’i shpëtuar dënimit nga gjykata dhe kapitullimit politik. Ai ka angazhuar  avokatin dhe politikianin e njohur italian Francesco Paolo Sisto në një betejë ligjore që do shkon përtej vlerësimit për ligjshmërinë e arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës. Ekspertiza juridike e avokatit italian do të godasë pikërisht kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit që u mohon personave me dëshmi të pastër penaliteti të ushtrojnë funsione publike.

Gjykata Kushtetuese i thotë “jo” kërkesës së PD-së për mandatin e Valentina Leskajt: “Nuk është në juridiksionin tonë”

Postuar në 08 Qershor, 2016 14:52

Gjykata Kushtetuese ka mbyllur çështjen e konfliktit të interesit mes mandatut të deputetes Valentina Leskaj dhe përfitimit të fondeve publike nga djemtë e saj. Gjykata, e vënë në lëvizje nga një kërkesë e PD-së, por edhe nga disponimi i vetë deputetes, ka vendosur se kërksa nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për të legjitimuar shqyrtimin e çështjes prej saj. Gjykata ka çmuar se kërkesa siç është formuluar del jashtë juridiksionit të saj. Vendimi i shpëton mandatanin Valentina Leskajt, e cila është përfolur jo pak nga PD-ja.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep fund përballjes ligjore për pronësinë e tokave nga Manastiri i Deçanit

Postuar në 21 Maj, 2016 18:20

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund debatit 16 vjeçar mbi pronësinë e Manastirit të Deçanit. Në një vendim të publikuar në faqen e saj online, gjykata konstaton papajtueshmërinë me Kushtetutën të vendimeve të “Kolegjit të Ankesave të Dhomes së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosoves për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.

Nuk është më deputet

Postuar në 09 Maj, 2016 12:30

Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike. Vendimi është marrë paraditen e së hënës.  Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë.

Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo, drejt dorëzimit të detyrës. Presidenti nis konsultimet për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 03 Maj, 2016 15:39

Gjykata Kushtetuese shkon drejt rifreskimit të anëtarësisë së saj. Për shkak se gjyqtarëve Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo u ka mbaruar mandati, ata duhet të dorëzojnë detyrën. Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nisur konsultimet me përfaqësues të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. “Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka nisur sot takime të ndara me kryetarët e grupeve kryesore parlamentare për t’u konsultuar lidhur me emrat e rinj që pritet të dekretojë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pronarët humbasin. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Presidentit. Prona zgjidhet sipas midesë së të “majtëve” edhe njëherë

Postuar në 21 Prill, 2016 16:57

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Presidentit të Republikës për ligjin e ri të pronave. Raportimi bëhet “News24”(http://www.balkanweb.com/site/kushtetuesja-shqyrton-kerkesen-e-nishanit-...).

A mund të bëjë PD avokatinë e ish-pronarëve?

Postuar në 21 Prill, 2016 13:46

Partia Demokratike doli sot me një deklaratë, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë ligjin e pronave të ankimuar nga Presidenti dhe partitë opozitare. Deputeti, Oerd Bylykbashi tha se PD është një parti në mbrojtje të ish-pronarëve. "Ne qëndrojmë në mënyrë absolute të drejtës së pronarëve për të rimarë pronën që në mënyrë të padrejtë u është marrë para më shumë se 70 viteve. Do të garantojmë në mënyrë maksimale që kjo e drejtë të shkojë në mënyrë përfundimtare dhe të plotë tek pronarët.

Mandatet e Leskajt e Sulit, PD nuk do t'i drejtohet Kushtetueses

Postuar në 01 Prill, 2016 18:27

Partia Demokratike nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetetuese për mandatin e dy deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Burime pranë selisë blu, thanë për Televizionin Klan, se demokratët nuk do të veprojnë si në rastin e Deputetit Kokëdhima, kur shkuan në Kushtetuese pasi kërkesa e tyre për papajtueshmërinë me mandatin e deputetit u rrëzua nga kuvendi. Sipas tyre, opozita nuk mund ta vërë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje për një çështje për të cilën ajo është shprehur më parë.

Leskajt e Sulit u vjen zelli për Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 31 Mars, 2016 11:58

Presioni i opozitës për mandatet e deputetëve Leskaj e Suli duket se ka dhënë rezultat. Ndonëse për javë të tëra qëndruan në heshtje dhe refuzuan t’i nënshtrohen procedurës si në rastin e deputetit Koço Kokëdhima, Leskaj e Suli kanë treguar një ditë pas vizitës së komisionerit Hahn devotshmërinë që mandati i tyre të çohet në Kushtetuese. Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, i është drejtuar me një letër kryetarit të kuvendit Ilir Meta, ku i kërkon që të jetë parlamenti ai që të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për mandatin e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Gjykata Kushtetuese